BREAKING NEWS

Frrok Çupi zbulon planin e errët që thurën Meta dhe Berisha një natë para vrasjeve në “21 janar”: Ja të fshehtat e ekzekutimit të Aleks Nikës që mund t’i hapë rrugën SPAK të zbardhë dhjetëra viktima që kanë ‘hequr qafe’ dy shefat kur ishin në pushtet...

Frrok Çupi zbulon planin e errët që thurën Meta dhe
x
BREAKING NEWS

Evi Kokalari tregon “puçin” e Ilir Metës për Sali Berishën, ish-presidenti fut në lojë kushëririn e tij, ja kush është politikani që po kërkon ta vendosë në krye të opozitës dhe posti që po synon të marrë vetë në fund kryetari i Partisë së Lirisë...

Evi Kokalari tregon “puçin” e Ilir Metës për Sali
x
BREAKING NEWS

Ja përmbysja që pritet të bëjë Rama me drejtuesit politik të qarqeve të PS, nga largimi i Peleshit, Ballukut dhe Gjiknurit, te zhvendosja e Taulant Ballës dhe afrimi i Erion Braçes, Benet Becit dhe Pjerin Ndreut, zbardhet lista me emrat e rrezikuar...

Ja përmbysja që pritet të bëjë Rama me drejtuesit
x
BREAKING NEWS

Dalin detaje të tjera për rritjen e pensioneve, zbulohet sa lekë do të përfundojnë në xhepat e tyre, nga shpërblimet dhe deri te mënyra se si do ta marrin pensionin, flasin ekspertët

Dalin detaje të tjera për rritjen e pensioneve, zbulohet sa lekë
x
BREAKING NEWS

Artur Meçollari zbardh detajet e forta: Ja si po qepen prej 3 vitesh nga SPAK dosjet e aferave me pronat në ushtri, emrat ‘VIP’ që po hetohen me themel, skandalet që rrezikojnë të fundosin Bajram Begajn dhe pse imuniteti nuk e shpëton dot nga prangat e...

Artur Meçollari zbardh detajet e forta: Ja si po qepen prej 3 vitesh
x
BREAKING NEWS

Industria e armëve mashtrim i madh, gjithë fabrikat janë shkatërruar në Shqipëri, Nasip Naço nxjerr blof Niko Peleshin dhe zbardh skandalet e Ministrisë së Mbrojtjes, si përfunduan për skrap uzinat e municioneve   

Industria e armëve mashtrim i madh, gjithë fabrikat janë
x
BREAKING NEWS

Zbulohet struktura re e Rithemelimit, ja ndryshimet drastike që do të ndodhi nga nënkryetarët deri te emërimet e mbështetësve që janë në pozicionin e anëtarëve të Kryesisë

Zbulohet struktura re e Rithemelimit, ja ndryshimet drastike që do të
x
BREAKING NEWS

Kreshnik Spahiu: Ju tregoj urdhrat që mori Rama dhe Zelensky nga NATO, Samiti për Ukrainën nuk ishte reklamë për kryeministrin, ja plani amerikan që po thuret në fshehtësi të plotë për Shqipërinë

Kreshnik Spahiu: Ju tregoj urdhrat që mori Rama dhe Zelensky nga NATO,
x

Aktualitet

Akuzohet për shpërdorim të fondeve të BE, reagon ashpër AZHBR: Sulm politik dhe pa asnjë bazë, kemi marrë masat për...

Akuzohet për shpërdorim të fondeve të BE, reagon ashpër

Ka reaguar ditën e sotme në një njoftim për mediat Agjencia për Zhvillimin Bujqësor dhe Rural, e cila i ka cilësuar të pavërteta akuzat se fondet e Bashkimit Europian janë shpërdoruar.

Në një reagim, AZHBR thotë se akuzat janë një sulm politik dhe nuk kanë asnjë bazë.

AZHBR deklaron se ka marrë të gjitha masat për të zbatuar në transparencë të plotë Programin IPARD II, mbi parimin e trajtimit të barabartë të çdo aplikimi në respekt të procedurave standarte të akredituara.

“Ju sjellim në vëmendjen tuaj që AZHBR është një institucion i akredituar nga Bashkimi Europian dhe i monitoruar përmes filtrave të kontrolleve të brendshme e të jashtme nga disa institucione për respektimin dhe zbatimin me përpikmëri të kritereve të programit, politikave bujqësore dhe akteve ligjore dhe nënligjore të miratuara në zbatim të tyre”, thotë AZHBR në një reagim.

Njoftim për media

Informojmë opinionin publik mbi akuzat e pavërteta të subjekteve politike që synojnë të përbaltin punën e rëndësishme që është kryer nga AZHBR në vitet e fundit e cila ka kontribuar cilësisht dhe qenësisht për zhvillimin e bujqësisë shqiptare, modernizimin e saj dhe rritjen e punësimit në sektor.

Alibia e papërgjegjshme e ngritur si një sulm politik mbi administrimin e AZHBR dhe ‘keqpërdorimin e fondeve të Bashkimit Evropian’ është pa asnjë bazë, e pavërtetë dhe e dënueshme.

Në emër të transparencës totale, AZHBR në bashkëpunim me Autoritetin Menaxhues në zbatim të plotë të procedurave të parashikuara nga Programi IPARD II, për çdo thirrje për aplikime ka marrë të gjitha masat për të orientuar dhe informuar aplikantët mbi Programin në mënyrë që të rritet mundësia për aplikime të suksesshme.

Është hartuar Udhëzuesi për Aplikantët i cili është bërë publik së bashku me dokumentat standarte të aplikimit, dhe janë kryer fushatat informuese në të gjitha qarqet në Republikën e Shqiperise ku në transparencë të plotë janë informuar aplikantët. Në transparencë të plotë, fushatat informuese janë kryer edhe nëpërmjet medias së shkruar dhe audiovizive. Është informuar publiku vazhdimisht mbi projektet e realizuara.

Gjatë shqyrtimit të aplikimeve, AZHBR ka marrë të gjitha masat për të zbatuar në transparencë të plotë Programin IPARD II, mbi parimin e trajtimit të barabartë të çdo aplikimi në respekt të procedurave standarte të akredituara.

Në zbatim të manualit të procedurave dhe Udhëzuesit për Aplikantët AZHBR shqyrton dhe verifikon gjendjen ligjore dhe financiare të subjekteve aplikantë duke kërkuar dokumenta qartësisht të përcaktuara për të gjithë aplikantët njëlloj pa asnjë trajtim të diferencuar.

Kryen verifikimin e pastërtisë së figurës së aplikantit nëpërmjet dokumenteve si:

-Vërtetim nga Ministria e Drejtësisë që aplikanti nuk ka qenë i dënuar më parë.

-Vërtetim nga Prokuroria që aplikanti nuk është në hetim.

Kryen verifikimin financiar nëpërmjet dokumentave si:

-Pasqyra e të ardhurave

-Licenca për ushtrimin e veprimtarisë bujqësore

-Libra inventaresh për të gjithë pasuritë fikse të zotëruara nga subjektet

-Dokument nga Banka e Shqipërisë për të verifikuar se subjektet aplikante nuk janë kredimarrës te këqinj.

Bazuar në Udhëzuesin për aplikantë, çdo projekt verifikohet dhe përjashtohet nga granti vetëm nëse:

– Janë të falimentuar ose në proces likujdimi, nëse aktiviteti i tyre administrohet nga gjykata, nëse kane hyrë në marrëveshje me kreditoret, nëse kanë pezulluar veprimtarinë ekonomike apo nëse janë në proces gjyqësor lidhur me të tilla çështje.

– Janë dënuar për një kundërvajtje lidhur me sjelljen e tyre profesionale nga një vendim gjyqësor i formës së prerë.

– Nuk kanë përmbushur detyrimet lidhur me pagesën e kontributeve të sigurimeve shoqërore ose pagesën e taksave

– Janë gjykuar me vendim Gjyqësor të formës së prerë për mashtrim, korrupsion, përfshirje në një organizatë kriminale apo çfarëdolloj veprimtarie tjetër të pa ligjshme që dëmton interesat financiare të B.E.

– Janë aktualisht subjekt i një gjobe administrative të përmendur në nenin 96 (1) të Rregullores Financiare.

Në kushtet kur projekti nuk kategorizohet në asnjë nga pikat e sipër përmendura AZHBR nuk ka kompetencë investigimi apo hetimi të proceseve por të konfirmojë bazuar në dokumentacionin provues nga institucionet kompetente.

Subjektet e përmendura i janë nënshtruar verifikimit të plotë mbi statusin juridik, dëshmi penaliteti, vërtetim nga prokuroria/gjykata që nuk është subjekt nën hetim, si dhe kanë depozituar dokumentat që vërtetonin poseidimin e ligjshëm të tokës objekt aplikimi, në përputhje me kriteret e aplikimit të cilat janë të njëjta për të gjithë.

Të gjithë keto dokumente janë kërkuar për subjektet që përmenden në media dhe janë konform rregullave dhe kërkesave të akredituara.

Ju sjellim në vëmendjen tuaj që AZHBR është një institucion i akredituar nga Bashkimi Europian dhe i monitoruar përmes filtrave të kontrolleve të brendshme e të jashtme nga disa institucione për respektimin dhe zbatimin me përpikmëri të kritereve të programit, politikave bujqësore dhe akteve ligjore dhe nënligjore të miratuara në zbatim të tyre.

Transparenca është parimi kryesor i punës sonë dhe informacioni i plotë për çdo aplikim gjendet në faqen ëëë.azhbr.gov.al. Çdokush që kontakton Agjencinë merr përgjigje shteruese me shkresë, email apo përmes numrit të gjelbër.

Deklaratat e bëra ditët e fundit në media janë baltë e hedhur mbi AZHBR, për interesa politike dhe personale të individëve që i bëjnë ato, krejtësisht të pavërteta.

Këto abuzime me tendencë nuk do të arrijnë të përbaltin kurrë punën intensive dhe me dedikim të 250 punonjësve të cilët kanë arritur ta kthejnë AZHBR në një institucion model në vend për efektivitet dhe transparencë.