BREAKING NEWS

SHBA tërhiqet përballë Sali Berishës, vula e PD kthehet te Rithemelimi, nis skenari i 2005 për rikthimin në pushtet të familjes “Berisha”, ja surprizat që pritet të ndodhin në zgjedhjet ë 2025

SHBA tërhiqet përballë Sali Berishës, vula e PD kthehet te
x
BREAKING NEWS

Ja si do spastrohet politika shqiptare nga Sali Berisha, Spartak Ngjela zbardh prapaskenat e vendimit të Gjykatës së Apelit për kalimin e vulës dhe logos së PD te Rithemelimi

Ja si do spastrohet politika shqiptare nga Sali Berisha, Spartak Ngjela zbardh
x
BREAKING NEWS

Kalimi i vulës së PD në duart e Sali Berishës, lajm ogurzi për Ilir Metën, ja si do të dalë jashtë loje presidenti i PL dhe pse vendimi i Gjykatës së Apelit është politik, juristja Brizida Gjikondi zbulon të pathënat

Kalimi i vulës së PD në duart e Sali Berishës, lajm ogurzi
x
BREAKING NEWS

Edi Rama u prish qetësinë deputetëve dhe ministrave, paralajmëron furtunë në listat e zgjedhjeve të 2025, shtyhet për në shtator takimi me emigrantët në Londër e Gjermani, ja kur do të mbahet Kongresi i PS

Edi Rama u prish qetësinë deputetëve dhe ministrave,
x
BREAKING NEWS

50 urdhër-arreste në tryezën e prokurorëve specialë, ja 10 dosjet që po “kopsit” SPAK, gazetari zbardh emrat “VIP” të rrezikuar dhe tregon provat tronditëse që ka zbuluar drejtësia e re për disa deputetë të Kuvendit

50 urdhër-arreste në tryezën e prokurorëve specialë, ja
x
BREAKING NEWS

Del vendimi i detajuar, ja kur dhe sa do të rriten pagat për 130 mijë punonjësit e administratës në vend, zbardhet skema e re që do të ndiqet edhe për bashkitë

Del vendimi i detajuar, ja kur dhe sa do të rriten pagat për 130
x
BREAKING NEWS

Allajbeu i “Spitalit Amerikan” ka futur gruan e tij për të marrë para nga koncensioni i sterilizimit, dalin dokumentet, ja si u largua menjëherë pas thellimit të hetimeve nga SPAK

Allajbeu i “Spitalit Amerikan” ka futur gruan e tij për të
x
BREAKING NEWS

Romeo Kara zbulon skenarin e “errët” të Sali Berishës që po thur nga banesa me besnikët e tij për të shpëtuar nga prangat e SPAK, ja vepra penale që ka kryer Flamur Noka për interesat e ish-kryeministrit

Romeo Kara zbulon skenarin e “errët” të Sali Berishës
x

Aktualitet

Akuzohet si autori i masakrës së Lushnjës, SPAK kërkon burgim të përjetshëm për Laert Haxhiun, ja çfarë pritet të ndodhë

Akuzohet si autori i masakrës së Lushnjës, SPAK kërkon

Prokuroria e Posaçme ka kërkuar ditën e sotme masën burgim të përjetshëm për Laert Haxhiun, i akuzuar si autori i masakrës së Lushnjës.

Laert Haxhiu u arrestua në Janinë në maj të vitit të kaluar, 6 vite pas krimit të rëndë ku humbën jetën Jurgen Hoxha dhe Samir Latifi.

I riu mbante dokumente të falsifikuara, ku prezantohej me emrin Mikis Askalidis, 32 vjeç, lindur në Gjeorgji.

31-vjeçari, i dënuar me 18 vite burg nga Gjykata e Lushnjës, për masakrën. Ai akuzohet se kreu vrasjet në bashkëpunim me Orges Bilbilin, i dënuar me burgim të përjetshëm. Objektivi i tyre ishte nipi i Aldo Bares, Xhulio Shkurti.

Orges Bilbili u vu në pranga në Tiranë gjatë periudhës së izolimit gjatë pandemisë së COVID, pas përplasjes me efektivët që kryenin kontrollin në territor.

Arrestimi i Orges Bilbilit u bë në rrugën “Sitki Çiço”, në afërsi të një shkolle, ku efektivi i “Shqiponjave”, i ka kërkuar lejen e daljes dhe dokumentin e identifikimit. Bilbili e ka kundërshtuar punonjësin e Policisë dhe është larguar me vrap në brendësi të lagjes.

Efektivi e ka ndjekur dhe gjatë kësaj kohe Bilbili i ka drejtuar pistoletën, duke e kërcënuar për ta vrarë. Ai nuk është bindur kërkesave për t’u dorëzuar, duke vrapuar sërish më armë në dorë e në këtë moment është qëlluar duke mbetur i plagosur dhe më pas është arrestuar.

Por si ndodhi masakra e Lushnjës?

Zamir Latifi dhe Jurgen Hoxha mbetën të vrarë në 11 tetor të vitit 2017, ndërsa dy persona të tjerë, Marjus Xhepexhiu, pronari i lokalit ku ndodheshin atë çast dy viktimat, si dhe një kalimtar i rastit, 66-vjeçari Bujar Turku, që po kalonte në atë moment me biçikletë, kanë mbetur të plagosur lehtë.

Dy të rinjtë u ekzekutuan me breshëri automatiku në hyrje të lokalit. Autori zbriti nga një automjet dhe në duar mbante një armë automatike, ndërsa në kokë kishte një maskë të zezë. Ai eci gati 20 metra, duke iu afruar dy të rinjve që qëndronin në kafene dhe menjëherë ka hapur zjarr me automatik. Ai ka lëshuar dy breshëri kallashnikovi, ndërkohë që ka lënë të vdekur në vend Jurgen Hoxhën dhe shokun e tij, Zamir Latifi.

Më pas, ai është larguar shumë shpejt në drejtim të daljes së Lushnjës, drejt zonës së ish-Fabrikës së Plastmasit. Zamir Latifit i ishte bërë atentat edhe një herë tjetër, një vit para ekzekutimit.

Ai ishte shok me Xhulio Shkurtin, nipin e Aldo Bares, ndërkohë që Xhulio Shkurti mori një plumb në këmbë, ndërsa u plagos edhe Sajmo Xhelili. Xhelili dhe Shkurti kanë edhe lidhje familjare me njëri-tjetrin. Dy vjet pas ngjarjes së rëndë, që u quajt edhe si “masakra e Lushnjës”, ndodhën edhe dy ekzekutime të tjera.

Enver Boriçi ishte viktima e radhës e atentateve mafioze, i cili u vra në dhjetor të 2019, ndërkohë që u ekzekutua edhe Besnik Hida po në të njëtin vit. Ky i fundit daja i 23-vjeçarit Zamir Latifi. Nga Policia u dyshua se vrasja e tij mund të kishte lidhje me vrasjen e Latifit, për të cilin daja i tij kërkonte të bënte drejtësi dhe të zbardhej ngjarja.

Si i shpëtoi atentatit nipi i Aldo Bares

Nga hetimet e kryera ka rezultuar se masakra e datës 11 tetor 2017 ka pasur si objektiv Xhulio Shkurtin, nipi i Aldo Bares. Vrasja e mbetur në tentativë disa vite më parë ndaj Xhulio Shkurtit, konkludohet se është kryer për hakmarrje, referuar këtu dhe historikut të konflikteve midis familjeve të Xhulio Shkurtit dhe Laert Haxhiut.

Kjo hakmarrje e ka zanafillën herët, pasi banda e Aldo Bares alias Alfred Shkurti i ka djegur shtëpinë xhaxhait të Laert Haxhiut, Shkëlqim Haxhiu.

Më pas në janar të vitit 2005, është vrarë djali i xhaxhait të Laertit, Klodian Haxhiu. Në vitin 2016 Laert Haxhiu tentoi të vriste Xhulio Shkurtin, vrasje të cilën nuk arriti ta finalizojë dhe tentoi përsëri në mënyrë të organizuar të finalizojë në vitin 2017, por përsëri pa sukses.

Pikërisht, mosfinalizimi i vrasjes së Xhulio Shkurtit, ishte shtysa që Laert Haxhiu të tentonte përsëri për të eliminuar Shkurtin, por këtë radhë në mënyrë më të organizuar.

Për të realizuar këtë qëllim, Haxhiu pas shtatorit të vitit 2016 në një kohë të papërcaktuar saktë, ka krijuar një grup kriminal në përbërjen e të cilit ka future lidhjet e tij të ngushta shoqërore, Orgest Bilbilin dhe Anterio Kaloshin si dhe persona të tjerë.

 

Më të lexuarat