Policia e Tiranës është vënë në alarm sot, pasi është sinjalizuar për një çantë të braktisur para Pallatit të Kulturës. Çanta e dyshimtë është gjetur nga kalimtarë të rastit në anë të trotuarit, të cilët menjëherë kanë lajmëruar policinë.
Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur ekspertë të policisë dhe forcat xheniere, të cilët kanë bërë lokalizimin e çantës të dyshuar dhe më pas është bërë edhe shpërthimi i stimuluar i saj.
Pas shpërthimit të stimuluar në çantë, nuk është gjetur asgjë e rrezikshme.