BREAKING NEWS

Frrok Çupi zbulon planin e errët që thurën Meta dhe Berisha një natë para vrasjeve në “21 janar”: Ja të fshehtat e ekzekutimit të Aleks Nikës që mund t’i hapë rrugën SPAK të zbardhë dhjetëra viktima që kanë ‘hequr qafe’ dy shefat kur ishin në pushtet...

Frrok Çupi zbulon planin e errët që thurën Meta dhe
x
BREAKING NEWS

Evi Kokalari tregon “puçin” e Ilir Metës për Sali Berishën, ish-presidenti fut në lojë kushëririn e tij, ja kush është politikani që po kërkon ta vendosë në krye të opozitës dhe posti që po synon të marrë vetë në fund kryetari i Partisë së Lirisë...

Evi Kokalari tregon “puçin” e Ilir Metës për Sali
x
BREAKING NEWS

Ja përmbysja që pritet të bëjë Rama me drejtuesit politik të qarqeve të PS, nga largimi i Peleshit, Ballukut dhe Gjiknurit, te zhvendosja e Taulant Ballës dhe afrimi i Erion Braçes, Benet Becit dhe Pjerin Ndreut, zbardhet lista me emrat e rrezikuar...

Ja përmbysja që pritet të bëjë Rama me drejtuesit
x
BREAKING NEWS

Dalin detaje të tjera për rritjen e pensioneve, zbulohet sa lekë do të përfundojnë në xhepat e tyre, nga shpërblimet dhe deri te mënyra se si do ta marrin pensionin, flasin ekspertët

Dalin detaje të tjera për rritjen e pensioneve, zbulohet sa lekë
x
BREAKING NEWS

Artur Meçollari zbardh detajet e forta: Ja si po qepen prej 3 vitesh nga SPAK dosjet e aferave me pronat në ushtri, emrat ‘VIP’ që po hetohen me themel, skandalet që rrezikojnë të fundosin Bajram Begajn dhe pse imuniteti nuk e shpëton dot nga prangat e...

Artur Meçollari zbardh detajet e forta: Ja si po qepen prej 3 vitesh
x
BREAKING NEWS

Industria e armëve mashtrim i madh, gjithë fabrikat janë shkatërruar në Shqipëri, Nasip Naço nxjerr blof Niko Peleshin dhe zbardh skandalet e Ministrisë së Mbrojtjes, si përfunduan për skrap uzinat e municioneve   

Industria e armëve mashtrim i madh, gjithë fabrikat janë
x
BREAKING NEWS

Zbulohet struktura re e Rithemelimit, ja ndryshimet drastike që do të ndodhi nga nënkryetarët deri te emërimet e mbështetësve që janë në pozicionin e anëtarëve të Kryesisë

Zbulohet struktura re e Rithemelimit, ja ndryshimet drastike që do të
x
BREAKING NEWS

Kreshnik Spahiu: Ju tregoj urdhrat që mori Rama dhe Zelensky nga NATO, Samiti për Ukrainën nuk ishte reklamë për kryeministrin, ja plani amerikan që po thuret në fshehtësi të plotë për Shqipërinë

Kreshnik Spahiu: Ju tregoj urdhrat që mori Rama dhe Zelensky nga NATO,
x

Aktualitet

Analiza e REL: Arsenal i luftës në duart e sulmuesve në Banjskë… A ka pasur plan për përfshirjen e qindra personave në këtë sulm?

Analiza e REL: Arsenal i luftës në duart e sulmuesve në

Raketahedhës, granatahedhës, pushkë të shumta automatike, pushkë snajper, automjete ushtarake, eksplozivë, detonatorë… Të gjitha këto janë pjesë e arsenalit të madh të armëve dhe municioneve që u gjetën në fshatin Banjskë në veri të Kosovës, ku pas një sulmi mbi pjesëtarët e Policisë së Kosovës kishte edhe një përleshje të armatosur.

Natën mes së shtunës dhe së dielës, një grup i maskuar dhe i armatosur ngriti fillimisht një barrikadë në hyrje të fshatit Banjskë dhe më pas sulmoi Policinë e Kosovës.

Nga sulmi mbeti i vrarë rreshteri i policisë, Afrim Bunjaku, ndërsa disa të tjerë u plagosën.

Siç rezultoi nga hetimet, disa sulmues më pas u larguan nga territori i Kosovës, ndërsa disa u strehuan në manastirin e Banjskës, nga ku u përleshën me policinë kosovare.

Në këtë konflikt u vranë tre sulmues, pjesëtarë të nacionalitetit serb.

A ka pasur plan për përfshirjen e qindra personave në këtë sulm të armatosur, cilët janë organizatorët e vërtetë, si përfundoi sasia e madhe e armëve që përdoren në luftë në duart e sulmuesve – janë vetëm disa nga pyetjet në të cilat publiku pret përgjigje.

Policia e Kosovës, ndërkohë, ekspozoi një arsenal të madh armësh, që, siç tha, u konfiskuan pas ngjarjeve në Banjskë.

Gazetarët e Radios Evropa e Lirë, bazuar në fotografitë e armëve të konfiskuara, që publikoi Policia e Kosovës, identifikuan armë dhe municione që, sipas hulumtimit, në shumicën e rasteve prodhohen në fabrikat serbe dhe ish-jugosllave të armëve.

Pothuajse i gjithë arsenali është parë në konfliktet luftarake në territorin e ish-Jugosllavisë. Ai mbulon një gamë të gjerë operacionesh luftarake.

Fotografia e së ashtuquajturës Zola – raketahedhës manual – është një nga pamjet e para të armëve që u publikuan të dielën gjatë konfliktit. Siç u saktësua më vonë, në aksionin në Banjskë u sekuestruan 29 raketahedhës të mbushur dhe 7 të përdorur.

Zola M80 u zhvillua në ish-Jugosllavi dhe u konceptua si një armë që mund të përdoret nga një individ për të shkatërruar tanke, mjete ushtarake luftarake, transportuese dhe të tjera.

Arma u përdor gjerësisht gjatë luftërave në ish-Jugosllavi. Aktualisht është në përdorim në Serbi, Bosnje dhe Hercegovinë, Mal të Zi dhe Maqedoni të Veriut.

Arma, edhe pse e vjetruar, vazhdon të prodhohet. Hedhësi prodhohet në Maqedoninë e Veriut, kurse raketa në Serbi.

Sipas ueb-faqeve të specializuara, saktësia e Zolës është mjaft e kufizuar, por M80 konsiderohet të ketë përparësi të shumta.

Kjo armë është e lirë për t’u prodhuar dhe e lehtë për t’u përdorur. Me pak trajnim shtesë, një anëtar i një njësie të ushtrisë mund të mbajë një ose dy të tilla, të cilat mund të përdoren për të sulmuar tanke ose automjete.

Siç thuhet në ueb-faqen e Ushtrisë së Serbisë, raketahedhësve u është kushtuar gjithmonë rëndësi e madhe, sepse janë armë shumë efektive dhe të thjeshta për mbështetjen e këmbësorisë.

Ky granatahedhës prodhohet edhe sot në fabrikën e armëve në Serbi, Zastava Oruzhje.

Është një armë këmbësorie, e destinuar për asgjësimin e personelit të zbuluar dhe të fshehur, në distanca deri në 1700 m, si dhe për shkatërrimin e mjeteve luftarake, të blinduara lehtë, në distanca deri në një kilometër.
Në ueb-faqen e Zastava-s mund të lexohet se granatahedhësi është i besueshëm në kushte ekstreme klimatike dhe terreni.

Thuhet se M93 funksionon vetëm me zjarr, por se shpejtësia e zjarrit mund të ndryshojë nga 50 në 400 plumba në minutë. Mbushja bëhet me një karikator me kapacitet prej 29 plumbash, i vendosur në kutinë e municionit.

Thuhet, po ashtu, se baza trekëndëshe mundëson ndryshimin e shpejtë të pozicionit luftarak, ndërsa varësisht kërkesave taktike, ai mund të montohet në lloje të ndryshme mjetesh luftarake.

Zhvillimi i kësaj pushke sulmi filloi në vitin 1959 në fabrikën Crvena Zastava në ish-Jugosllavi. Ajo përfaqëson një version të licencuar të Kallashnikovit. Nga viti 1970 u përdor gjerësisht nga ushtria jugosllave. Deri në 4 milionë M70 besohet se janë prodhuar në versione të ndryshme.

Kjo pushkë është parë në fushëbeteja dhe konflikte në Afganistan, Angola, Qipro, Irak, Jordani, Kenia, Mali, Ruandë, Siri, territore palestineze…

Përdoret, po ashtu, në Bosnje dhe Hercegovinë, Kroaci, Maqedoni të Veriut, Mal të Zi, Serbi dhe Slloveni, ndërsa prodhohet ende në fabrikën e armëve Zastava Oruzhje në Serbi.

M70 është e njohur për besueshmërinë, qëndrueshmërinë, lehtësinë e përdorimit dhe mirëmbajtjen. Pushka mund të çmontohet në terren për një minutë, pa përdorimin e mjeteve.

Megjithatë, kjo armë, siç pretendohet në ueb-faqet e specializuara, ka saktësi më të dobët, në krahasim me shumicën e pushkëve perëndimore të një lloji të ngjashëm.

Gama efektive e qitjes është e kufizuar në 300-400 metra.

Shumë versione të saj të përmirësuara u kapën pas konfliktit në Banjskë.

Policia e Kosovës pretendon se ka gjetur 30 kopje të kësaj pushke në versione të ndryshme.

Pushkë gjysmë-automatike snajperiste M-76

Fabrika Zastava Oruzhje prodhoi dy modele të pushkëve gjysmë-automatike snajperiste sipas modelit Kallashnikov.

Siç thuhet në ueb-faqen e Ushtrisë serbe, në këtë pushkë janë aplikuar elemente të përforcuara të sistemit të huazimit të gazit barut. Pushka M-76 përdor plumb “Mauser” 7.92×57 mm.

Ajo është e destinuar për shkatërrimin e objektivave më të rëndësishme, të zbuluara dhe të maskuara, në distanca më të largëta, thuhet në faqen e internetit të Ushtrisë serbe.

Pushka snajper M-93 12.7 mm
Pushka snajper M-93 12.7 mm është prodhuar në fabrikën Zastava Oruzhje në Kragujevc të Serbisë që nga fundi i viteve ’90.

Është një pushkë me rreze të gjatë, e cila shpesh quhet pushkë kundër materialit, sepse përdoret kryesisht për të shkatërruar pajisje ushtarake.

Arma është dizajnuar për të luftuar kundër personelit në hapësirë të hapur, kundër mjeteve luftarake të blinduara lehtë, si dhe për shënjestrimin e objektivave të ndjeshme, si avionët dhe helikopterët e tokëzuar, mjetet e komunikimit, mjetet e vëzhgimit dhe gjurmimit elektronik, etj.

Është e përshtatshme për përdorim në zonat malore dhe për mbrojtjen e zonave kufitare, si dhe për shkatërrimin e minave lundruese.

Kamioni TAM 110 T7
Ky kamion ushtarak është prodhuar nga fabrika sllovene TAM gjatë viteve ‘80 të shekullit XX.

Zhvillimi i këtij kamioni filloi në vitin 1965, bazuar në Studimin e mjeteve motorike joluftarake të ushtrisë jugosllave.

Modeli bazë është i destinuar për transportin e personelit (12 + 2) me pajisje të plota dhe për transportin e aseteve materiale me peshë deri në 1.8 ton.

Përveç kamionit bazë që ka kabinë me çati të hapur, ekzistojnë edhe modele të veçanta me kabina të mbyllura dhe me struktura të ndryshme.

Sipas informacioneve nga ueb-faqet e specializuara ushtarake, në fund të viteve 1990, një version i blinduar i TAM 110 T7 B/BV, i njohur me emërtimin Ris, u zhvillua për nevojat e policisë ushtarake të Ushtrisë jugosllave dhe të njësive speciale të Ministrisë së Brendshme të Serbisë.

Gjithashtu mund të lexohet se xhandarmëria serbe ka edhe standardin TAM 110 T7, të shndërruar në automjet për shpërndarjen e demonstratave.

Siç thuhet në ueb-faqet e specializuara, për ndërtimin e këtij automjeti përdoren komponentë nga prodhuesit japonezë dhe rusë.

Është e lehtë për t’u njohur, sepse dizajni i tij dallon nga të tjerët.

Sipas vlerësimeve, ai ka të instaluar një motor shumë të fuqishëm dhe të shpejtë. Është i pajisur edhe me lidhëse teli elektrike, të rezistueshme ndaj ujit.

Ndër armët që thuhet se u sekuestruan nga Policia e Kosovës ka edhe MP5 nga prodhuesi gjerman Heckler & Koch, Vektor R4 nga prodhuesi i Afrikës së Jugut Denel, si dhe municione të kalibrave të ndryshëm.

Sipas listës që publikoi kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në rrjetin social X, janë gjetur edhe 24 automjete SUV, 8 mina tokësore, 8 mina antitank, 5.5 kg eksploziv plastik, 15 dylbi, 3 dronë, uniforma ushtarake, çanta ushtarake, busulla, maska, telefona inteligjentë, para.