Pranë spitalit Onkologjik krahas korrupsionit me pacientët e sëmurë, ishte instaluar një aparat Kobalti për radioterapi, dhe si i tillë ishte me radioaktivitet.
Por kjo pajisje duke qenë se nuk ka punuar kurrë, ka pasur edhe denoncime të ndryshme.
Gazetari Erion Skëndaj, tha në një emision televiziv, se para saj ka ardhur mbushja radioaktive për të cilën Prokuroria që këtu duhet të nis hetimet.
“Pajisja nuk është e Kobaltit. Aparatura e Kobaltit ka qenë për të sëmurët terminal, aparaturë e vjetër e difektuar ndoshta edhe qëllimisht para se të vinte edhe Akseratoti Linear, të dyja aparaturat e Kobaltit, janë të çmontuara.
Fjala bëhet për Brakiterapi, është një aparaturë që çuditërisht që në fillim ka ardhur mbushja pastaj ka ardh terapi, mbushja radioaktive si lëndë e parë ka ardhur para se të vijë aparatura.
Aparatura nuk ka funksionuar asnjëherë, këta të hetojnë se pse u soll kjo aparaturë, kush e soli, kush e prokurori atë aparaturë dhe se kush e prokururoi atë mbushjen e aparaturës përpara se të vijë aparatura.”