Nga Xhoana Vraniçi
Ish-ministri i Financave, Arben Malaj ka komentuar situatën ekonomike dhe sociale në vend gjatë një interviste për televizion “A2 CNN”. Duke folur për rritjen e pagës mesatare që pritet të shkojë 9000 euro nga 1 korriku, zoti Malaj theksoi se ky është një premtim duhet të jetë pjesë e politikave stimuluese. Për ish-ministrin e Financave vetëm me një skemë mbrojtjeje sociale për klasat e mesme dhe shtresat në nevojë mund të ketë zhvillim të qëndrueshëm ekonomik, social e politik. Nga ana tjetër, ish-ministri Arben Malaj, kur u pyet nëse kjo skemë aktuale garanton pensionin për të gjithë të punësuarit e sotëm, theksoi se: “Do ta rekomandoja të mendoje dhe skemën e pensionit privat sa nuk je vonë. Skema publike nuk do të ketë mundësi edhe për shkak të 100 faktorëve”.
-Zoti Malaj, diskutohet e diskutohet për rritje të pagës kur jemi vetëm pak ditë nga mbyllja e muajit dhe pyetja është se a rrezikohet që ky premtim të mos mbahet?
E para, premtimi është detyrim sepse ne dimë që pagat reale nuk janë rritur dhe pse kemi rritje të pagave minimale, sërish inflacioni ka qenë i lartë. Nuk themi për inflacion mesatar që kalkulohet nga INSTAT dhe miratohet nga Banka e Shqipërisë. Flasim për dy lloje inflacionesh që godasin shtresat më kritike në nevojë në vend, është për pensionistet që kalkulohet nga INSTAT, gjithashtu është dhe inflacioni ushqimor nga INSTAT. Shqipëria ka nevojë të forcojë mbështetjen sociale sepse sipas UNICEF thuhet se niveli i varfërisë në Shqipëri është shumë i lart, një në dy fëmijë vuan nga varfëria ushqimore. Një rritje page pa u rritur produktiviteti mund të na çojë sërish në spirancën paga dhe inflacion. Në vend janë disa ministri të cilat mbështetën apo disa grupe profesionale, siç janë mjekët, mësuesit, forcat e rendit. Nuk është se është një rritje për të kompensuar rënien e të ardhurave nga paga, nga pensionet, nga mbrojtja sociale. Duke patur parasysh krizën ne rritje që kemi në sektorin e shëndetësisë dhe të arsimit dhe domosdoshmërinë për të mbështetur më mirë forcat e policisë sepse rendi publik është prioritet për një zhvillim të qëndrueshëm. Kjo gjë duhet të jetë pjesë e politikave stimuluese, ky premtim që është bërë.
-A mundet rritja e pagave të ndal këtë hemorragji që grup mosha të ndryshme që të mos largohen nga vendi?
Jo, sepse rritja e pagave do të ketë një kufi. Problemi ndër vite i të rinjve ka qenë mënyra si të bëjnë karrierë, frika nga paqëndrueshmëria në administratë, nga rrotacionet politike, kultura jo e duhur e komunikimit midis shkallëve të ndryshme të qeverisjes si drejtor, nën drejtor, përgjegjës sektori etj, dhe nuk është vetëm problem financiar. Për nivelin që jemi tani, efekti financiar është i domosdoshëm por është jo i mjaftueshëm. Ndaj në këtë aspekt është e nevojshme të shikohet një kuadër më i gjerë, jo thjesht si një instrument, rritja e pagave por duke ndërhyrë edhe elementet e tjerë të cilat plotësohen.
-Duke kujtuar dhe reformën për rritjen e pagës minimale, edhe vitin e shkuar shtyhej ndryshe nga ca premtonte ish-ministrja Ibrahimaj, u premtua në prill dhe më pas u arrit në qershor. Këto vonesa i shihni si të vështira nga ana procedurale, një neglizhencë e institucioneve?
Jo, unë besoj se janë përllogaritje kritike pasi qeveritë shqiptare sepse i kërkohet në mënyrë të përsëritur dhe i bëj thirrje qeverisë që të bëj kujdes me borxhin publik. Pra nëse do rritet paga, me çfarë do ta kompensosh. Por nëse të ardhurat në buxhet vijnë nga rritja e inflacionit, ato nuk janë të ardhura që duhet mbajtur për të rritur investimet apo për të mbyllur pikat e dobëta të buxhetit por duhet të përfshihen në një skemë besimi.
-Të dhënat e INSTAT tregojnë se veçse anemike, rritja e pagës mesatare po shoqërohet dhe nga një thellim i hendekut mes privatit dhe shtetit. Sa e vështirë është që edhe privati ta ndjek këtë rritje të pagave që ka vënë qeveria, deri ne 900 euro?
E para, në qofte se privati do ta rrisë, ai do shkojë në rritje inflacioni automatikisht se ai nuk ul fitimet e tija por konkurrenca nuk është aq e plotë sa duhet, funksionimi i tregut të lirë ka pengesat dhe deformimet e tija, kështu që keni parasysh që p.sh; tani në Vlorë dhe në zonat bregdetare thuhet se është rritur çmimi i ushqimit por edhe i fjetjes me rreth 20%. Të gjitha këto janë për shkak të pagave që janë rritur, presionit që erdhi nga pagat. Ndërsa përfshirja në administratë publike me një bonus më të mirë me shërbime dhe një promovim më të mirë, duhet të ketë parasysh edhe cilësinë e përzgjedhjes.
-Hendeqe janë rritur dhe mes asaj që të punësuarit marrin në profesione të ndryshme. Sipas INSTAT punonjësit e bankave dhe të kompanive të sigurimit patën pagën mesatare më të lartë në harkun e muajve, janar-mars me gati 134 mijë lekë. Si mund të sheshohen këto hendeqe?
Nuk sheshohen dhe do të gënjenim po të thonim se sektor të ndryshëm kanë shkallë fitimi të ndryshme. Po të shikoni raportet përfundimtare të ndryshme të bankave, kanë fitime të konsiderueshme në momentin kur ato japin sa më shumë kredi. Por patjetër, se një që punon në IT apo sektor të veçantë, patjetër që ka një pagë shumë më të madhe se një tjetër që bën një punë modeste.
-Me gjithë zgjedherimin e pagës mesatare që shpresojmë të shkojë 900 euro, Shqipëria vijon të mbetet e fundit, pas Kosovës edhe në rajon. Bosje Hercegovina është vendi me pagën mesatare më të lartë me 893 euro, Mali i Zi me 885 euro dhe Serbia me 880 euro, si duhet t’i lexojmë këto shifra, megjithëse synohet të shkojë 900 euro.
Nëse do të shkojë në 900, do t’i tejkalojë këto por shqetësimi i madh se ky tejkalim ka një bazë reale të qëndrueshme që të jetë real. Disa vite të fundit edhe biznesi vetë, edhe fasonët vetë që janë më pagat më të ulta, ishin dakord që të bënin, pranonin të bënin një rritje graduale pasi e shihnin konkurrencën. Ajo që kërkonin nga qeveria është që qeveria të komunikonte në moment kur do të fus një politikë të re pagash sepse ato do të bënin buxhetet e tyre dhe çmimet e reja për klientët e tyre. Politikat e pagave duhet të harmonizohen, nuk është e domosdoshme që atë çfarë bën qeveria ta bëj edhe biznesi privat, por të harmonizohen me njëri-tjetrin.
-Që kjo rritje page në këtë vlerë që flitet çfarë do të kishit bërë ndryshe për të ulur rritjen e inflacionit?
Duhet të theksojmë se duhet të bëhet ndryshe dhe duhet bërë pjesë e politikës nga të gjitha forcat politike dhe të rotacionit të tyre, është që nuk mund të ketë një zhvillim të qëndrueshëm ekonomik, social, politik, të një vendi Nëqoftëse nuk ka një skemë të mirë të mbrojtjes sociale për shtresën e mesme dhe asaj në nevojë. Ndaj duhet një rishpërndarje më e mirë e parave nga të ardhurat shtesë nga inflacioni.
-A ka kapacitet ekonomik sot Shqipëria për të rritur pensionet dhe me këtë skemë pensionesh që ka aktualisht?
Skema ka një sërë problematikash, është deficitare te ne dhe te vendet më të zhvilluara në botë. Shqetësimi jonë si ekonomist është që deficiti është shumë i madh. Deficiti i skemës shoqërore dhe shëndetësore, ishte sa 70% të investimeve të brendshme të Shqipërisë dhe ishte 1.58 herë sesa investimet e huaja. Paratë që hedhim këtu, na reduktojnë burimet edhe për politikat sociale dhe për prioritetet e zhvillimit të qëndrueshëm që duhet të jetë me ritme më të larta dhe duhet të jetë i drejtë pasi sot bota ka vënë theksin te kohezioni social.
-Në këto kushte ekonomike që është Shqipëria, pensionistët mund të presin një ditë rritje reale të pensionit?
Unë besoj se ka premisa pozitive se po rriten pagat në raport me atë që prodhon ekonomia që të ketë një mbështetje më të mirë. A do jetë e plotë, nuk e them dot pasi Banka Botërore tani po bën një studim tjetër për skemën e pensioneve në Shqipëri. Skema e parë synoi rritjen e moshës së pensionit por synoi dhe rritjen e viteve të punës. Që nga viti 2015 ka rezultuar se kërkesa për sa më shumë vite pune në kushte kur dhe arshivat janë të tmerrshme dhe problematike për t’i gjetur vitet e punës, rriti numrin e pensionistëve me pension të pjesshëm. Kjo pastaj i bëri më të varfër ato në pritshmëritë e tyre.
-Kjo skemë e re që po shikohet dhe nga Banka Botërorë, ka kohë do që të implementohet në Shqipëri?
Në momentin që qeveria do bie dakord, disa element të skemës mund të jap efekte direkte, sic janë vitet e punës dhe jetëgjatësia. Sa i përket pensioneve suplemenetare, ne nuk kemi patur kulturë që ta sigurojmë vetë vetveten. Ne nuk kemi patur para, ku merrje paratë e i fusje për vitet e pensioneve, të merrje paratë e dua dhe t’i investoje në vend tjetër.
-Është një skemë që çdo pensionist është i garantuar që të marr pensionin e tij dhe ne nesër të marrim pensionin tonë?
Do të rekomandoja që të merrnit dhe skemën e pensionit privat sa nuk je vonë. Skema publike nuk do të ketë mundësi edhe për shkak të 100 faktorëve.
-Ju thoni se skema e pensionit nesër mund të mos jetë efikase dhe shikoni pensionin privat por a e quani këtë një lloj suksesi?
Pensioni privat shikohet si element suplementar por skema publike do të funksionojë pasi e garanton shteti. Është një menaxhim i kujdesshëm.