BREAKING NEWS

SHBA tërhiqet përballë Sali Berishës, vula e PD kthehet te Rithemelimi, nis skenari i 2005 për rikthimin në pushtet të familjes “Berisha”, ja surprizat që pritet të ndodhin në zgjedhjet ë 2025

SHBA tërhiqet përballë Sali Berishës, vula e PD kthehet te
x
BREAKING NEWS

Ja si do spastrohet politika shqiptare nga Sali Berisha, Spartak Ngjela zbardh prapaskenat e vendimit të Gjykatës së Apelit për kalimin e vulës dhe logos së PD te Rithemelimi

Ja si do spastrohet politika shqiptare nga Sali Berisha, Spartak Ngjela zbardh
x
BREAKING NEWS

Kalimi i vulës së PD në duart e Sali Berishës, lajm ogurzi për Ilir Metën, ja si do të dalë jashtë loje presidenti i PL dhe pse vendimi i Gjykatës së Apelit është politik, juristja Brizida Gjikondi zbulon të pathënat

Kalimi i vulës së PD në duart e Sali Berishës, lajm ogurzi
x
BREAKING NEWS

Edi Rama u prish qetësinë deputetëve dhe ministrave, paralajmëron furtunë në listat e zgjedhjeve të 2025, shtyhet për në shtator takimi me emigrantët në Londër e Gjermani, ja kur do të mbahet Kongresi i PS

Edi Rama u prish qetësinë deputetëve dhe ministrave,
x
BREAKING NEWS

50 urdhër-arreste në tryezën e prokurorëve specialë, ja 10 dosjet që po “kopsit” SPAK, gazetari zbardh emrat “VIP” të rrezikuar dhe tregon provat tronditëse që ka zbuluar drejtësia e re për disa deputetë të Kuvendit

50 urdhër-arreste në tryezën e prokurorëve specialë, ja
x
BREAKING NEWS

Del vendimi i detajuar, ja kur dhe sa do të rriten pagat për 130 mijë punonjësit e administratës në vend, zbardhet skema e re që do të ndiqet edhe për bashkitë

Del vendimi i detajuar, ja kur dhe sa do të rriten pagat për 130
x
BREAKING NEWS

Allajbeu i “Spitalit Amerikan” ka futur gruan e tij për të marrë para nga koncensioni i sterilizimit, dalin dokumentet, ja si u largua menjëherë pas thellimit të hetimeve nga SPAK

Allajbeu i “Spitalit Amerikan” ka futur gruan e tij për të
x
BREAKING NEWS

Romeo Kara zbulon skenarin e “errët” të Sali Berishës që po thur nga banesa me besnikët e tij për të shpëtuar nga prangat e SPAK, ja vepra penale që ka kryer Flamur Noka për interesat e ish-kryeministrit

Romeo Kara zbulon skenarin e “errët” të Sali Berishës
x

Aktualitet

“Armiqtë tanë ishin afruar aq shumë dhe vendosëm të…”/ Klodiana Lala zbardh dëshminë e nipit të vëllezërve Hasanbelli: Ja si e vumë re që po na ‘përgjonin’

“Armiqtë tanë ishin afruar aq shumë dhe vendosëm

Klodiana Lala në një emision televiziv  trajtoi mbrëmjen e sotme masakrën e Don Boskos në kryeqytet.

Me interes për grupin hetues, ishin edhe dëshmia e nipërve të shënjestrave të vërteta të atentatit, vëllezërve Hasanbelli, të cilët konfirmuan se një nga dajat e tyre, Erjoni, ishte në lokalin ‘Focus’, vetëm një ditë para se të ndodhte ngjarja. Ata që ishin vënë në ndjekje të rreptë, por që deri më tani thjesht kishin pasur nuhatjen se diçka rreth tyre nuk shkonte. Por që nuk kishin nga ta dinin se kundërshtarët e tyre dhe njerëzit që ishin porositur për t’i vrarë, u ishin afruar aq pranë, sa mjaftonte një trokitje gishtash dhe ata të eliminoheshin.

“Dajat tonë Geron dhe Erjon Hasanbelli, me origjinë nga Patosi, janë në hasmëri të vazhdueshme me shtetasin Kasandër Noga. Me qëllim për t’ju shmangur ndonjë hakmarrje të mundshme, ata jetojnë kryesisht jashtë Shqipërisë. Gjatë qëndrimit në vendin tonë ata kanë banuar kryesisht në Fier dhe Tiranë”, thotë Igli Hatia. Më tej një nga nipërit e vëllezërve Hasabelli, treguan edhe për kohën se kur dajat e tyre ishin në Shqipëri. Si edhe faktin që bashkërisht ishin frekuentues të rregullt të lokalit ‘Focus’, që ishte në pronësi të një miku të tyre dhe se një nga dajat Erjoni, ishte larguar nga aty vetëm një ditë para se të ndodhte krimi i pesëfishtë.

 “Daja im Erjoni ka qenë në Shqipëri në muajin muajin mars ose qershor 2021 dhe është larguar nga këtu disa ditë, pas ngjarjes së ndodhur në ‘Don Bosko’. Ndërsa daja tjetër Geron Hasanbelli, gjatë kësaj periudhe kohore ka qenë në Belgjikë. Gjatë fundit të vitit 2021 dhe fillimit të vitit 2022, unë dhe vëllai im Ani Metushi takoheshim pothuajse çdo ditë me dajën tonë Erjonin dhe të tre frekuentonim rregullisht lokalin ‘Focus’, në rrugën ‘Don Bosko’, Tiranë”, thotë Hatija.  Më tej në dëshminë e tyre, nipat e vëllezërve Hasanbelli, thanë se gjatë kohës së qëndrimit në kafenenë e mikut të tyre në zonën e ‘Don Boskos’, ata kishin parë shpesh lëvizje të dyshimta. Dhe kjo mesa duket i kishte bërë më të kujdesshëm në lëvizjet e tyre. Por ata nuk ishin ende të sigurt nëse dikush po i ndiqte për t’i vrarë, edhe pse ata lëviznin me masa të shtuara. Kjo për shkak të konflikteve të hapura që ata kishin me Kasandër Nogën. Por edhe faktin që ai dhe njerëzit e tij kohë pas kohe ishin përpjekur t’i dëmtonin, duke i sulmuar fizikisht.

Ashtu siç në fakt kishin bërë edhe vëllezërit Hasanbelli, që nuk kishin vonuar të përgjigjeshin, edhe gjatë qëndrimit të tyre në Belgjike ndaj Kasandër Nogës dhe njerëzve të tij. Duke i lënë edhe të vrarë.

“Për shkak të problemeve që dajat kanë, ne mundoheshim të ishim sa më të kujdesshëm dhe vigjilent. Ne makinat tona i parkonim te një parking përpara lokalit. Gjatë muajit nëntor-dhjetor 2021 ne vumë re që te lokali vinin persona të dyshimtë, të panjohur për ne, që qëndronin vetëm. Dhe po kështu pamë që sapo këta persona futeshin ose dilnim nga lokali, në rrugë lëviznin mjete me xhama të zinj. Çka na krijoi dyshimin se mund të na ndodhte ndonjë gjë e keqe”, thotë Hatija.

 Duke iu kthyer edhe njëherë ditëve të fundit të qëndrimit në lokal ‘Focus’ në rrugën ‘Don Bosko’, një nga nipat e vëllezërve Hasanbelli, kujton se makinat ata i linin gjithmonë përballë lokalit. Ashtu si edhe ditën kur ndodhi krimi. Çka mund ti ketë çuar porositësit e vrasjes, në mendimin se shënjestrat ishin të ulur të gjithë bashkë në lokal. Një arsye me shumë gjasa që ata gabuan në skenarin e tyre për të vrarë Erjon Hasanbelli dhe nipat e tij.

“Për herë të fundit në lokalin ‘Focus’ ne ishim më datë 3 Janar 2022, një ditë para ngjarjes. Aty kemi gjetur edhe dajën tonë Erjonin. Më datë 4 Janar, unë dhe vëllai nuk shkuam te lokali në fjalë. Mesa di në këtë datë, nuk ka shkuar as daja jonë Erjoni. Ndërkohë që ditën kur ndodhi ngjarja, të gjitha makinat tona, ishin të parkuara te lokal ‘Focus’ në Don Bosko. Midis tyre edhe një ‘Citroen C4’ me të cilin lëvizte daja. Që nga ajo ditë, pasi ndodhi krimi, daja im dhe ne bashkë me të, vendosëm të mos lëviznim, pasi kuptuam se ishim objektivi i sulmit”, thotë Hatija.

 

Më të lexuarat