BREAKING NEWS

SHBA paralajmëron shpalljen “non-grata” të PD, demokratët rrezikojnë sanksione, Ambasada Amerikane deklaratë “bombë”, të kenë kujdes personat që shoqërohen me Sali Berishën dhe familjen e tij

SHBA paralajmëron shpalljen “non-grata” të PD,
x
BREAKING NEWS

Alarm për pushtetarët e lartë të korruptuar, zyrtari i lartë i SHBA zbarkon në Tiranë më 20 qershor, Joe Biden zgjat “emergjencë kombëtare” për të zhdukur korrupsionin në Shqipëri, zbardhet dokumenti që fundos familjen “Berisha”, sekuestrim pasurie për...

Alarm për pushtetarët e lartë të korruptuar, zyrtari i
x
BREAKING NEWS

Ja kush është personazhi i njohur i botës së krimit që do të fundosë Ilir Metën në SPAK, Kreshnik Spahiu zbulon detaje nga përgjimi që nëse merret seriozisht nga autoritetet mund të hapë “Kutinë e Pandorës” në politikë

Ja kush është personazhi i njohur i botës së krimit që
x
BREAKING NEWS

Ja si oligarku Klodian Allajbeu po “vjel” para pa kriter nga buxheti i shtetit për shkak të vjedhjeve dhe keqmenaxhimit, Spitali Amerikan zero investime në pajisje dhe përdor mjekët e spitaleve publike, qeveria asnjë kontroll

Ja si oligarku Klodian Allajbeu po “vjel” para pa kriter nga buxheti
x
BREAKING NEWS

Pikëpyetjet si u ngrit Belinda Balluku nga pastruese në Greqi, në nr.2 i qeverisë dhe ministre e tenderave në Shqipëri, ja detajet e forta që zbardhi media greke për bashkëpunëtoren e Ramës, nga “festa” me 50 milionë eurot që i ka borxh kompanisë “Acto...

Pikëpyetjet si u ngrit Belinda Balluku nga pastruese në Greqi, në
x
BREAKING NEWS

Meta-Kryemadhi të përgjuar nga BKH, ja detajet nga dosja që po heton prokurori Sotir Kllapi, në skaner pronat dhe llogaritë bankare, nga tërheqja e 20 mijë euro në vitin 2008, lejet për ndërtime, vila në Gjirin e Lalzit, deri te mobilimi dhe misteri i...

Meta-Kryemadhi të përgjuar nga BKH, ja detajet nga dosja që po
x
BREAKING NEWS

Gati fletë-arresti për Ilir Metën, kjo është seanca e fundit e pyetjeve të tij në SPAK, ja provat që e kanë fundosur, juristi Romeo Kara nxjerr detajet e forta

Gati fletë-arresti për Ilir Metën, kjo është seanca e
x
BREAKING NEWS

Aleanca mes Sali Berishës dhe Ilir Metës është prishur, Myslym Murrizi zbulon se çfarë po ndodh brenda opozitës dhe tregon "recetën" që do të rrëzojë Edi Ramën nga pushteti

Aleanca mes Sali Berishës dhe Ilir Metës është prishur,
x

Aktualitet

Arrestimi i Soni Malajt, Don Phenom-it dhe Sinan Vllasaliut, VIP-at marrin vendimin e papritur

Arrestimi i Soni Malajt, Don Phenom-it dhe Sinan Vllasaliut, VIP-at marrin

Telashe me drejtësinë për artistët shqiptarë në Zvicër. Ashtu edhe si ka qarkulluar në media, Soni Malaj, Don Phenom dhe Sinan Vllasaliu janë arrestuar nga policia zvicerane. Është raportuar nga media kosovare se artistët do të performonin në një “BajramParty” që ishte planifikuar të mbahej me 13 prill në Zvicër.

Eventi dështoi, pasi policia zvicerane ka hyrë në kontroll, duke arrestuar këngëtarët e njohur të skenës muzikore, të cilët janë mbajtur për 48 orë nga policia zvicerane. Sipas tij, gjatë kontrollit ku u arrestuan këngëtarët Sinan Vllasaliu, Soni Malaj e Don Phenom, ishin të pranishëm afro 150 policë.

Këngëtari Labinot Rexha, i cili parashikohej të këndonte, ka treguar se kishte nënshtetësi zvicerane prandaj për të policia nuk ka paraqitur problem, duke e lënë të lirë. Ai shpjegoi se kjo gjë ndodhi për shkak se nuk duhen përdorur vizat turistike për të punuar sepse do ndëshkohen me ndalesë për 10 vjet që të shkojnë në Zvicër për të performuar.

“Kam nënshtetësi zvicerane, ka qenë një kontroll e përgjithshme e policisë së Zvicrës edhe në klube të tjera. Pas orës 23:00, ka hyrë kontrolla. Kur kam dal jashtë kam paafro 150 policë që kontrollonin. Më kontrolluan edhe mu, unë kam të drejtë të punës. Të tjerët Sinan Vllasaliu, Soni Malaj, Don Phenom, Eugena Aliu, ata i kanë marrë mbajtur për 48 orë së bashku me pronarin. Diskoteka është duke vazhdu me punë…Ata që po mendojnë liberalizimi i vizave është edhe me punu janë gabim. Nuk ke drejtë me punu në Zvicër. Aty duhet një muaj më parë të merrni leje për vizë punë dhe ta paguani tatimin. Nëse hasin në kontroll ata më nuk kanë drejtë të performojnë edhe për 10 vite tjera…”.

Duket se telashet kanë vijuar më pas vetëm për pronarin e diskos, ku këngëtarët kanë qenë të ftuar. Ky i fundit është gjobitur nga ana e policisë. Nga ana tjetër, artistët që kanë qenë të përfshirë në këtë incident, por edhe shumë kolegë të tyre kanë anuluar datat e koncerteve që kanë pasur në Zvicër, si pasojë e ngjarjes aspak të këndshme për ta. Ky lajm ka sheqtësuar fansat e këngëtarëve që i ndjekin rregullisht në koncerte, por si Soni Malaj dhe Don Phenom e kanë parë të arsyshme të mos bëjnë një reagim konkret për ngjarjen.

Në rrjetet e tyre sociale nuk ka patur asnjë reagim në lodhje me këtë ngjarje, duke lënë gjithçka në heshtje dhe duke postuar nga e përditshmja e tyre. Shpesh artistët janë përfshirë në probleme të tilla, ku janë vënë para drejtësisë edhe për shmangien e taksave. Kujtojmë se njëri prej tyre është pikërisht edhe Sinan Vllasalliu. Artisti, aktualisht e ka një çështje të hapur në shtetin e Kosovë.

Sinan Vllasaliu rrezikon burg deri në 5 vjet burg pasi akuzohet se ka dëmtuar shtetin 24 mijë e 270 euro e 98 centë, duke iu shmangur tatimeve. Inspektoriati i ATK-së ka krahasuar deklarimet publike të këngëtarit në evente dhe klube, të cilat nuk korrespondojnë me deklarimet ekonomike. Duket se incidenti i fundit ka bërë që edhe shumë emra të tjerë të tërhiqen nga mbrëmjet live, sidomos në shtetin e Zvicrës.