Një 15 vjeçar ka rënë në prangat e policisë, pasi me anë të një thike kërcënonte dhe grabiste celularë. Bëhet fjalë për të riun me iniciale T. M, lindur dhe banues në Has, Kukës. Duke i'u referuar burimeve të policisë, mësohet se kapja e tij u bë dy ditë më parë, rreth orës 23:00 në Tiranë, nga autopatrulla “Shqiponja”, e Seksionit Kundër Vjedhjeve me Dhunë dhe Armë.
15 vjeçari, nën kërcënimin e një thike i ka vjedhur celularin dy shtetasve. Në lidhje me këtë çështje, janë kryer të gjitha veprimet e para hetimore, ndërsa materialet hetimore do t’i kalojne Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale të “Vjedhjes me dhunë”.