Një 23 vjeçar i shpallur në kërkim, ka rënë sërish në prangat e policisë. Gledian Hysenllari, në datën 21 mars ishte shpallur në kërkim nga Drejtoria e Policisë Tiranë, pasi ai nuk ka respektuar vendimin e dhënë nga gjykata.
Kjo e fundit dha për të masën e sigurisë “arrest shtëpie”, por mesa duket 23 vjeçari nuk e ka respektuar atë.
Kështu Prokuroria ka vendosur të ndryshojë masën e sigurisë, duke dhënë për të dënimin “arrest me burg”. Ndërkohë i riu është kapur në rrugën “Myslym Shyri”. Mbi të riun rëndojnë akuzat “prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike”.