Një 55 vjeçar ka rënë në prangat e Policisë së Shkodrës, për kultivim të lëndëve narkotike. Marash Pacaj, i cili ishte dhe punonjës i mirëmbajtjes në komunën Rrethina është arrestuar pasi akuzohet se brenda rrethimit të banesës së tij, ka mbjellë 46 rrënjë bimë narkotike e llojit kanabis sativa.
Në momentin e arrestimit, 55 vjeçarit iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale lënda narkotike.
Ndërkohë, policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes si dhe po heton nëse i arrestuari është ose jo pjesëmarrës në ndonjë rrjet trafikantësh të lëndëve narkotike.