Policia e Tiranës ka mundur të verë në pranga të shumëkërkuarin të shpallur në kërkim, Lefter Sulkaj, i cili njihet si administratori i spitalit gjerman në Tiranë, i pozicionuar te “Rruga e Kavajës”.
Ai akuzohet për mashtrim të qytetarëve dhe 4 prej bankave të nivelit të dytë. Nga mashtrimet Sulkaj ka përfituar 2 milionë euro. Sulkaj ju premtonte qytetarëve se do t’i bënte aksionarë në bizneset e tij në këmbim të shumave marramendëse që ata i ofronin.
Sulkaj dyshohet për mashtrime me pasoja te renda ndaj dhe Gjykata e Apelit ka dhënë “arrest me burg” për Lefter Sulkajn i cili është njëkohësisht edhe administratori i Spitalit Gjerman.
Me 27 korrik gjykata e Shkallës së Parë ka dhënë masën e sigurisë arrest shtëpie, ndërsa prokuroria kishte apeluar vendimin.
Pavarësisht shumës së madhe të mashtrimit, gjykata e Tiranës në datën 26 korrik e kishte lënë ne masën e sigurisë arrest shtëpie ndërkohë që më herët Sulkaj ishte arrestuar nga policia teksa pushonte në një plazh të Sarandës.
Pjesë e skemës mashtruese rezultojnë të jenë edhe punonjësit e një banke të nivelit të dytë në Tiranë ku biznesmeni ka bërë disa prej transfertave që janë kthyer në objekt hetimi pas kallëzimit nga katër qytetarë një prej të cilëve është i afërm i të akuzuarit.