
Boris Johnson plas bombën: Putin më kërcënoi me një sulm raketor para se të pushtonte Ukrainën

"Në Tiranë ende nuk ka nis kontrolli...", eksperti Karamuço reagon për grupet kriminale

Pamjet e vrasjes së Artan Santos/ Gazetari Hoxha kritikon ish-shefin e policisë, ja cila është arsyeja

Gazetari Hoxha tregon 'prapaskenat' e kamerave nga grupet kriminale, zbulon arsyen përse i përdorin

E rëndë/ Humb jetën në aksident 23-vjeçarja shqiptare në New York, dalin detajet nga policia

Kapet shqiptari me aftësi të kufizuar, ja si bënte “kërdinë” me grabitje në Greqi

Zgjedhjet e 14 Majit/ Alibeaj dorëzon listën e anëtarëve të KZAZ

Përfshihet nga flakët mjeti në Tiranë, dalin detajet e para

Arrestohet ish kryeinspektori i Bashkisë Rrogozhinë, në kërkim për tjetërsimin e pronave në Spille

Shkruar nga SOT.COM.AL 27 Qershor 2018

Policia ka arrestuar ditën e djeshme një tjetër zyrtar të Bashkisë së Rrogozhinës të përfshirë në skemën e tjetërsimit të pronave në bregdetin e Spillesë. Në pranga ka rënë kryeinspektori i bashkisë, Artur Tosku, i cili akuzohet për shpërdorim detyre. Tosku ishte shpallur në kërkim nga policia që prej fillimit të këtij viti, kur u arrestuan disa zyrtarë dhe ish zyrtarë të bashkisë dhe hipotekave që kishin abuzuar me pronën publike në plazhin e Spilles. Në sajë të operacionit “Ranishtja 2”, në 20 shkurt të këtij viti, policia vuri në pranga disa zyrtarë, të cilët në bashkëpunim me njëri-tjetrin, duke abuzuar me detyrën duke falsifikuar dokumentet, duke bërë ndryshim e zërit kadastral për një sipërfaqe prej 110.000 m2 tokë në vijën bregdetare Spille Kavajë dhe në fshatrat përreth, duke e tjetërsuar nga “tokë pa frut” në "tokë arë” dhe më pas kanë bërë ndarjen në mënyrë të kundraligjshme të kësaj sipërfaqe toke, në interes të tyre dhe personave të tjerë. Në mesin e të akuzuarve në atë kohë ishte edhe kryetari i Bashkisë së Rrogozhinës, Beqir Nuredini, ndaj të cilit është caktuar masa e sigurisë “Detyrim paraqitjeje”, ku ju sekuestrua dhe pasaporta.
Hetimet
Sipas dosjes hetimore për abuzimet në Spille, deri tani janë hetuar 23 persona për tjetërsimin e pronave nëpërmjet krijimit të një mekanizmi të njëjtë, duke administruar AMTP të një periudhe mbi 15 vjet, në kundërshtim me ligjin, më pas duke proceduar me konfirmimet nga zyrat e Këshillit të Qarkut Tiranë, duke fshehur dhe zëvendësuar konfirmimet e qarkut me konfirmime që parashtrojnë rrethana të rreme, nëpërmjet falsifikimit të statusit të parcelave apo pasurive të veçanta, duke i bërë pjesë e dosjes të aplikuesve kanë arritur t’i regjistrojnë si pasuri personave të ndryshëm. Në vijim të hetimeve ka rezultuar se këto pasuri janë regjistruar e më pas janë tjetërsuar nga persona të tjerë, nëpërmjet shitblerjeve në një periudhë tepër të shpejtë, në kundërshtim të hapur me ligjin. Gjithashtu janë kryer hetime dhe në lidhje me ndërtimet e 27 lokaleve përgjatë vijës bregdetare, ku vetëm 4 persona rezultojnë të jenë banorë të zonës, ndërsa të gjithë personat e tjerë janë qytetar të rretheve të tjera. Ndërtimet e këtyre lokaleve rezultojnë vetëm mbi bazën e një aplikimi në Bashkinë Rrogozhinë, duke paraqitur vetëm një plan vendosje, kjo sipas preferencave të investitorëve, pa pasur asnjë plan zhvillimor të Bashkisë Rrogozhinë. Së bashku me procedimin penal N.92 viti 2017 është vendosur bashkimi edhe i procedimit penal Nr.201 viti 2017. Nga ky procedim penal ka rezultuar se: Nga ana e Komandës së Forcës Ajrore dhe nga ana e Komisariatit të Policisë Rrogozhinë është bërë kallëzim penal. Në pronën Poligoni i Qitjes Rreth-Greth me numër pasurie 368 është konstatuar prerje pyjesh dhe pastrim i barishteve nga një grup punëtorësh. Këta punëtor janë sjellë nga shtetasi Idlir Karkini, i cili ka certifikatë pronësie për këtë sipërfaqe toke në pyllin dhe rërën buzë detit. Në kallëzim pretendohet se kjo tokë është pronë shtetërore në pronësi të aviacionit shqiptar. Ministria e Mbrojtjes ka aplikuar 3 herë për regjistrimin e pronës së saj nga viti 2005-2007 dhe nuk i është regjistruar kjo pronë, ndërsa në vitin 2016 kjo pronë regjistrohet në favor të Idlir Karkinit. Nga Këshilli qarkut Tiranë jemi informuar se shkresa Nr.2147 dt.28.12.2015 e Këshillit të Qarkut Tiranë drejtuar ZVRPP Kavajë, që ka shërbyer për ndryshimin e zërit kadastral nuk është përgatitur nga Institucioni i tyre dhe nuk është dërguar në ZVRPP Kavajë. Ndërsa shkresa Nr.5836 dt.18.11.2015 e ZVRPP Kavajë nuk është dërguar fare në Këshillin Qarkut Tiranë as dorazi dhe as me postë./ Elvis Myrta
Më të lexuarat


Preken nga aksi Thumanë-Kashar, banorët e Bërxullës tentojnë të bllokojnë rrugën e Rinasit, përplasen me policinë: Duam vlerën e pronës sipas çmimit të tregut

Qeveria gati projekligjin për krijimin e Agjencisë së Mbikëqyrjes në Sistemin Penitenciar, hetim familjarëve të të dënuarve dhe në shërbim prove

"Në Tiranë ende nuk ka nis kontrolli...", eksperti Karamuço reagon për grupet kriminale

Pamjet e vrasjes së Artan Santos/ Gazetari Hoxha kritikon ish-shefin e policisë, ja cila është arsyeja

Gazetari Hoxha tregon 'prapaskenat' e kamerave nga grupet kriminale, zbulon arsyen përse i përdorin

E rëndë/ Humb jetën në aksident 23-vjeçarja shqiptare në New York, dalin detajet nga policia

Kapet shqiptari me aftësi të kufizuar, ja si bënte “kërdinë” me grabitje në Greqi

Përfshihet nga flakët mjeti në Tiranë, dalin detajet e para

Aksident në Vlorë, plagosen tre persona, dalin detajet nga policia

COVID 19 në vend, Ministria e Shëndetësisë del me njoftimin e fundit
