Artan Lame, kryetari i larguar i Kadastrës teksa mori fjalën në prezantimin e drejtoreshës së re Bici, foli për punën në të gjithë këto vite.
Lame: Kadastra nuk përbën më lajm, sepse tashmë Institucioni është vënë në binarët e punës së zakonshme, i ka përfunduar reformat e mëdha.
Ç’do punonjës i Kadastrës, duhet të ndjejë prapa qafës frymën e Drejtorit, por edhe sytë e Kryeministrit.
Reforma e pronës nuk do të ishte ndërmarrë kurrë pa Edi Ramën. Askush tjetër nuk do t’i kishte hyrë një qederi të tillë, përveçse një njeri si ai.
Shërbejuni njerëzve, sepse ky institucion ekziston pikërisht për këtë gjë, për të shërbyer. Kur nuk përton Kryeministri të më nisë mua ankesën e çdo qytetari, merreni me mend se sa shërbim dhe impenjim
Kryeministri m’i çonte ankesat e qytetarëve, ndonjëherë të shoqëruara edhe me fjalët e veta: “Lameeee, i çmendët njerëzit!