Paraditen e kësaj të enjte (07 dhjetor) Fieri është tronditur nga ngjarja e rëndë e ekzekutimit të 41-vjeçarit Elton Javori nga autori i dyshuar i atentatit Agim Gashi.
Sipas burimeve raportohet se pista kryesore ku po heton policia është sherri i ndodhur disa ditë me parë, konflikt gjatë të cilit ka pasur ofendime midis palëve.
Autori i dyshuar e ka pritur Elton Javorin pranë banesës së tij dhe sapo ai është nisur me automjetin tip “ Porche” e ka ndjekur me automjetin tip “Benz” duke i dalë paralel. Dyshohet se në momentin kur viktima ka ulur xhamin e makinës është qëlluar me pistoletë teksa plumbi e ka goditur në qafë duke i shkaktuar plagë të rëndë. Edhe pse është transportuar me urgjencë drejt spitalit të Fierit, nuk ka mundur të mbijetojë.
Nga këqyrja e automjetit të viktimës vërehet se është thyer xhami nga ana e shoferit dhe dyshohet se është goditur vetëm me një plumb. Pasi autori ka qëlluar është larguar menjëherë pa ndaluar fare, ndërsa 41-vjeçari i plagosur ka ecur disa metra me makinë.