Vendi ynë kryeson listën në kërkesat për azil në zonën Shengen. Duke i'u referuar raportit të Komisionit Evropian, tregon se ka një rritje drastike të azilkërkuesve nga Shqipëria, duke e renditur vendin tonë te parin në këtë listë. Rreth 74% të personave nga Shqipëria, kanë kërkuar azil nga pesë vende të Shengenit si Gjermania, Suedia, Belgjika, Zvicra dhe Luksemburgu.
Numri i kërkesave për azil nga shtetet e Ballkanit Perëndimor në pesë shtete të Bashkimit Evropian dhe të Shengenit ka pësuar një ulje me 44% në janar të 2013, krahasuar me të njëjtin muaj të 2012.
Gjithashtu një rritje ka pasur dhe nga azilkërkuesit nga Bosnje Hercegovina me 51 %. Rënie kanë shënuar Maqedonia, Serbia dhe Mali i Zi. Destinacionet kryesore vazhdojnë të jetë Gjermania, ndërsa ndiqet nga Suedia, Belgjika, Zvicra dhe Luksemburgu.