Gazetari Sokol Bregu, i ftuar në një studio televizive, ka komentuar arrestimin e ish-ministrit të Shëndetësisë Ilir Beqaj i akuzuar se ka abuzuar me fondet e BE-së.
Ai tha se arrestimi i tij erdhi nga rëndimi i akuzës dhe frika e prishjes së provave, ndërsa theksoi se koha e paraburgimit për këtë akuzë është të paktën një vit.
Sipas tij nuk ka ende një vendim për hetim pasuror, por me rëndësi mbetet të bëhet një hetim serioz i çështjes sepse paratë e ndërkombëtarëve po bëhen shqetësuese.
“Me fonde për fatura fiktive të bëra nga vartësit e tij por ka një mënyrë personi që e shoqëron çdo herë. Kryesorja për shkak dhe të raportit shëndetësor mori dhe detyrim paraqitje, ndërsa këtë herë një masë shtrënguese më të lartë arrest me burg sepse në këtë rast Beqaj mund të prishë provat sepse njerëzit me të cilët ka punuar vazhdojnë të jenë në institucionin.
Në rastin e sterilizimit ajo kishte kaluar diku nga 2014 dhe kur nisi hetimi në 2021 Beqaj nuk mund të prishte më provat se kishte kaluar një kohë e mirë dhe nuk përbente rrezik, ndërsa në çështjen e dytë SPAK vlerëson se ai mund të ndikojë dhe prishë provat dhe prandaj kërkon arrest me burg në rastin konkret.
Kjo formë u zgjodh sepse duke qenë dy çështje të ndryshme priten të ketë dy vendime. Tashmë rruga ligjore ka nisur. Me aq sa dimë koha e paraburgimit është gjithmonë një vit dhe me këto akuza të ngritura në këtë rast në këtë akuzë që i është ngritur është 1 vit dhe më pas mund dhe ti shuhet kjo masë.”
Më tej ai shtoi se në rastin konkret nuk i hetohet pasuria sepse si fillim duhet të shpallet fajtor, pastaj financat e tij janë kontrolluar normalisht nëse të dyja rastet ka pasur vlerë monetare lidhur me format që kanë fituar tendera.
“Bie në sy se si në lumin e akuzave drejtonte këtë institucion dhe sërish ka pasur dyshime për shkelje të rënda të korrupsionit.
Të gjithë të arrestuarit mund të jenë njerëz të afërt përderisa kanë drejtuar dhe kështu që s’mund të themi se cili është njeriu i tij më i afërt sepse Ermal Kurtulaj e ka konsideruar media si më të afërtin sepse ai e ka shoqëruar gjatë gjithë kohës në SPAK kur ai ka pasur ditën kur duhej të paraqitet në gjykatë dhe media e ka konsideruar si njeriun e tij më të afërt, por në fakt ajo nuk dihet sepse akuza si të jesh apo mos jesh njeriu më i afërt akuza është po njësoj.
SPAK mendon se ka gjetur shkelje në vlera që variojnë diku 5, 20, 30, fatura fiktive të cilat nuk konsiderohen të mëdha krahasuar me sterilizimin.
Tjetër arsye që ka është që shpresojmë që të ketë një hetim serioz në rastin konkret për të dhënë dhe një ide sepse kohët e fundit paratë e ndërkombëtarëve po bëhen shqetësuese. Ndihmat e ndërkombëtarëve janë të rëndësishme sepse ne me ato mbahemi dhe kjo është shqetësuese.”