Kryetari i Nismës Thurje, Endri Shabani, deklaroi mbrëmjen e sotme se SPAK është në një luftë të përditshme dhe me sa shikohet këta prokurorë e dublikojnë rastet.
Nga një studio televizive, Shabani solli në vëmendje rastin e ish-ministrit Saimirit Tahiri apo edhe Ilir Beqajt dhe sipas tij, ky dublikim ndodh sepse përballë SPAK ka njerëz shumë të fuqishëm që bëjnë çdo përpjekje që të mos ndëshkohen.
Sipas tij, ndodh për herë të parë në 30 vjet që një personazh i sponsorizuar nga Kryeministri të arrestohet.
“Kjo është një arritje e madhe, nuk ka ndodhur kurrë më parë një gjë e tillë, që drejtësia të arrestonte një person që ishte mik apo i sponsorizuar në maksimum nga Kryeministri”, tha ai.