Ish ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, u arrestua sot nën dyshimet për përfshirje në një skemë korrupsioni për përfitime nga fondet e Agjencisë së koordinimit të ndihmës së huaj (SASPAC), të cilën e drejtonte që prej vitit 2021, si dhe për fshehje të pasurisë.
Ndërkohë që ai ka qenë nën akuzën e shpërdorimit të detyrës, me koncesionin prej 100 milionë euro për sterilizimin e pajisjeve kirurgjikale në spitalet shtetërore.
Analisti Neritan Sejamini, i ftuar në një emision televiziv, hoqi paralelen mes këtyre dy akuzave, për të cilën tha se ai ‘rrezikon’ të dënohet më shumë për akuzën e dytë, sesa të parën.
“Akuzat që i janë bërë Beqaj për këtë të dytën e dënojnë më ashpër sesa për sterilizimin dhe i sekuestron dhe pasurinë.
Sikur ta kishte burgosur SPAK Beqajn, për ‘shpërdorim detyre’, dhe ta dënonte për atë akuza, ai do dënohej më pak sesa do dënohet për këtë çështje që kushton më pak. Pra, është çështjet tjetër se sa kushton sterilizimi, sesa kjo gjë.
Pra, Beqajt rrezikon më shumë burg më këtë akuzën e dytë sesa më të parën.”