Detaje të reja dalin në dritë nga operacioni i ndërmarrë nga SPAK në bashkëpunim me antimafian italiane, për një grup të strukturuar kriminal në fushën e pastrimit të parave, ku i përfshirë ishte edhe biznesmeni i naftës Rezart Taçi.
Ndaj këtij të fundit, SPAK ka lëshuar një urdhër arrest. Mësohet se Taçi nuk ndodhet në Shqipëri. Biznesmeni, referuar sistemit TIMS, prej dy muajsh ndodhet jashtë vendit, fillimisht me destinacion Italinë, dhe më pas Zvicrën.
Pas miratimit të masës së sigurisë dhe kontrolleve që janë bëre në banesën apo edhe vende të tjera ku dyshohej se ai mund të ishte policia nuk mundi ta gjejë. Strukturat u vunë në lëvizje dhe me urdhër të SPAK biznesmenit iu dërguan gjeneralitetet në Interpol duke u shpallur në kërkim ndërkombëtar.