GJKKO ka marr vendimin ditën e sotme për Klodian Kapidanin i arrestuar me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme për veprën penale “korrupsion aktiv në zgjedhje”.
Kapidani është lënë më burg, pasi akuzohet për pazare votash në zgjedhjet lokale të 14 majit.
Ai ka deklaruar para togave të zeza se bisedat janë zhvilluar kryesisht me bashkëshorten e tij. Ndërkohë Kapedani i kërkoi gjykatës masë më të butë sigurie se “Arresti në burg” me argumentin se ka një vajzë të vogël 2-vjeçare të sëmurë, për të cilën tha se duhet të përkujdeset, kërkesë e cila nuk iu pranua.
Të premten e kaluar ai u arrestua pasi Prokuroria e Posaçme e akuzon për blerje votash në Kavajë, teksa u zbulua nga përgjimet telefonike.
Këto përgjime kryheshin për shkak të një hetimi për vepra të tjera penale që nuk lidhen e shit-blerje votash.