Kujdestaria e fëmijës është kthyer në një mollë sherri mes një çifti, ku bashkëshorti nuk ka hezituar të shfrytëzojë edhe dhunën ndaj gruas së tij. Kjo ngjarje, ashtu sikurse mjaftë të tjera të cilat kanë në qendër të vëmendjes luftimin e dhunës ndaj grave është përjetuar në sy të një publiku të gjerë, në Gjykatën e Tiranës.
Ngjarja e paprecedentë ka ndodhur mesditën e sotme në Gjykatën e Tiranës, teksa në katin e tretë të kësaj godine, zhvillohej procesi i kujdestarisë së fëmijës mes çifit Sefa.
Duke iu referuar rrëfimit të gruas së dhunuar në komisariatin Nr. 2 Tiranë, mësohet se A. Sefa u dhunua nga bashkëshorti i saj Genci Sefa, 38 vjeç, pasi gjykata vendosi që ajo të mbajë fëmijën.
Lidhur me këtë çështje, ka qenë gjykata e cila ka vendosur që fëmijën 6 vjeçar ta rriste nëna e tij 25 vjeçare, pas ndarjes nga bashkëshorti.