Në qytetin bregdetar të Durrësit, ka nisur aksioni për ndërprerjen e energjisë elektrike ndaj debitorëve. Aksioni ndaj abuzuesve të cilët nuk paguajnë prej kohësh faturat e energjisë elektrike ka përfshirë të gjithë qytetin e Durrësit.
Numri i tyre arrin në rreth 1000, por sot vetëm 615 abonentëve iu është prerë energjia.
Drejtor i shitjeve në CEZ, Ilirjan Shkëmbi në një prononcim për mediat, është shprehur se për këta persona që nuk paguajnë, toleranca do të jetë zero, si dhe do të ketë gjoba edhe për abuzuesit me matësit dhe vjedhësit e energjisë. Gjoba sipas tij do të vendosen kur të verifikohen shkeljet e ligjit.