BREAKING NEWS

"Erdhi një mashtrues...", analisti plas deklaratën e fortë: McGonigal kuptoi se këtu bëhen para, mburreshin se kishin një shok në FBI

"Erdhi një mashtrues...", analisti plas deklaratën e
x
BREAKING NEWS

Skandali me ish-zyrtarin e FBI-së/ Deputeti i PS e zbulon: Ja e vërteta që ju nuk e dini

Skandali me ish-zyrtarin e FBI-së/ Deputeti i PS e zbulon: Ja e
x
BREAKING NEWS

Deklarata ‘bombë’ e Kryemadhit: McGonigal është kontaktuar sulmuar Ilir Metën

Deklarata ‘bombë’ e Kryemadhit: McGonigal është
x
BREAKING NEWS

Dosja McGonigal/ Klodiana Lala zbardh detaje të pathëna: Ish-agjenti vizitoi zyrën e Ramës i pashoqëruar nga ambasada, ja kush është Kutia e Pandorës

Dosja McGonigal/ Klodiana Lala zbardh detaje të pathëna: Ish-agjenti
x
BREAKING NEWS

Artan Hoxha nxjerr prapaskenat e forta: Ja çfarë i kërkoi Tom Doshi agjentit të FBI të hetonte për Ilir Metën

Artan Hoxha nxjerr prapaskenat e forta: Ja çfarë i kërkoi Tom
x
BREAKING NEWS

Artan Hoxha tregon si e gjeti Charlie McGonigal te restoranti i njohur: Ishte në tavolinë me ish-politikanin biznesmen

Artan Hoxha tregon si e gjeti Charlie McGonigal te restoranti i njohur: Ishte
x
BREAKING NEWS

“Jemi më pranë se kurrë ‘amnistisë fiskale’”/ Artan Hoxha ironizon projektin e Portit të Durrësit dhe zbardh prapaskenat e forta: Çmimi ”dysheme” nis nga...

“Jemi më pranë se kurrë ‘amnistisë
x
BREAKING NEWS

“Vetëm Luiz Ejlli e përmbys Ramën”/ Ish deputeti habit me deklaratën: Nuk janë burra shteti, por...

“Vetëm Luiz Ejlli e përmbys Ramën”/ Ish deputeti
x

Aktualitet

Dashuria me mikun e “Eskos”, rrëfimi i nënës së 22-vjeçares greke: Është djalë i mirë, as para për qiranë e lokalit s’ka (FOTO)

Dashuria me mikun e “Eskos”, rrëfimi i nënës së

Hetuesit grekë po ndjekin me interes të madh rastin e përfshirjes së një policie praktitkante në radhët e ELAS-it të Athinës, e cila dyshohet se ka pasur një rol specifik në organizatën kriminale me mbi 10 anëtarë të krijuar nga 30-vjeçari shqiptar Esmin Ferhati, i cili u plagos me armë nga një efektive 35-vjeçare teksa e sulmoi me kaçavidë gjatë tentativës për t’u larguar.

Vajza vetëm 22 vjeçe, e cila shërben në një departament lokal dhe do të kryente betimin këtë fundjavë besohet të jetë e dashura e krahut të djathtë të “Esko-s” dhe shihet në disa foto dhe video të publikuara në TikTok me grupin e grabitësve.

Ndërsa ajo akuzohet si informatore e këtij grupi nga brenda policisë, nëna e vajzës thotë për mediat greke se e bija nuk kishte dijeni për aktivitetin e bandës, madje mbron edhe partnerin e saj, duke thënë se nuk beson se ai është i përfshirë në këtë ngjarje.

“U njoh me B-në, një djalë i mirë me origjinë shqiptare që e donte vërtetë dhe e do akoma. Marrëdhënia e tyre filloi përpara se vajza ime të shkonte në polici. Nuk ju fsheh që isha e shqetësuar, por duke folur me fëmijën tim, kuptova që kjo është një marrëdhënie me ndjenja të pastra nga të dyja palët, ndaj nuk pashë ndonjë arsye serioze për të ndërhyrë. Ndoshta pranë tij gjeti dikë që e bënte të ndihej e sigurt. Tani nëse ky fëmijë rrinte me njerëz që bënin gjëra të paligjshme, kjo është diçka që nuk e di, por përsëri po ju them, as ai dhe as vajza ime nuk kanë lidhje me atë që i atribuohen. Imagjinoni që ky djalë nuk kishte as paratë e qirasë për të paguar një kafene të vogël që kishte hapur”, tha ajo për Protothema.



E pyetur nëse e dinte që vajza e saj ndoshta po komunikonte nëpërmjet celularëve me anëtarë të bandave të përfshira në rastet e trafikut të drogës dhe u jepte informacion për lëvizjet e policisë, nëna e punonjëses së policisë u përgjigj: “A ka mundësi që një person në provë ta bëjë këtë?! Në fillim vajza ime nuk ka shërbyer në Zografou, por në Galatsi dhe Trafik”.

Ajo shton se pas bastisjes në shtëpinë tyre, ka arritur të flasë me të bijën.

“Ajo më bëri të qartë se nuk kishte asnjë lidhje me gjithë këtë dhe se nuk kishte folur me askënd të përfshirë. Unë e besoj atë”, përfundon nëna e 22-vjeçares.