BREAKING NEWS

Edi Rama bën “mea culpa” dhe pranon "njollën në biografi" për etiketimin e mediave si kazanë, a po reflekton kryeministri për arrogancën e ekzagjeruar?

Edi Rama bën “mea culpa” dhe pranon "njollën në
x
BREAKING NEWS

Kreshnik Spahiu: Ja marrëveshja e pisët e Ramës, Metës e Berishës që është ende në fuqi, taktikat e tyre të kërcënimit me dosje, skema që po përdor kryeministri me ndërkombëtarët për të qëndruar në pushtet dhe dy goditjet e rënda që do të marrë ish-pre...

Kreshnik Spahiu: Ja marrëveshja e pisët e Ramës, Metës e
x
BREAKING NEWS

Kreu i Lëvizjes Bashkë, Arlind Qori: Ju tregoj recetën për të rrëzuar nga pushteti Edi Ramën dhe oligarkinë ekonomike që e mbështet, ja dosja që nëse hetohet siç duhet nga SPAK e çon kryeministrin pas hekurave, Meta-Berisha kokë e këmbë të zhytur në vj...

Kreu i Lëvizjes Bashkë, Arlind Qori: Ju tregoj recetën për
x
BREAKING NEWS

Ja dëshmitari kyç që i ka bërë “gropën” nga qelia Metës për aferën “CEZ-DIA”, SPAK ka sekuestruar celularët e Kryemadhit e fëmijëve të saj me biseda të vitit 2013-2015, pyeten 100 persona, nga të afërm, bashkëpunëtorë dhe mjekë, futet në skaner edhe vi...

Ja dëshmitari kyç që i ka bërë
x
BREAKING NEWS

Ministri i Financave, Ervin Mete: Ja çfarë duhet të dini për kategoritë që përfitojnë rritje page, detajet nga indeksimi i pensioneve dhe periudha kur do të shpërndahet bonusi, do të ketë paketë mbështetëse për shtresat në nevojë, ndihmë edhe për famil...

Ministri i Financave, Ervin Mete: Ja çfarë duhet të dini
x
BREAKING NEWS

Ja “grushti i madh amerikan” në fytyrën e Sali Berishës, Ilir Metës dhe Edi Ramës, SHBA del në krah të Altin Dumanit, kërkon distancim të opozitës nga “non-grata” dhe jep mesazhin e fortë se keqqeverisja e korrupsioni duhen luftuar

Ja “grushti i madh amerikan” në fytyrën e Sali
x
BREAKING NEWS

Ja kontrata në duart e prokurorëve që po i bën “gropën” Ilir Metës dhe Monikës, roli i nënës së Kryemadhit dhe vëllait Drini që mori 360 milionë lekë nga SGS, 2 njerëzit që hapën dosjet e ish-presidentit në SPAK me kallëzimet që bënë nxjerrin faktet t...

Ja kontrata në duart e prokurorëve që po i bën
x
BREAKING NEWS

Ilir Meta akuzon televizionin e Zenit se ka marrë urdhër t’i mbyllin dyert, Monika Kryemadhi sulmon bashkëshortin si shërbëtor të Edi Ramës

Ilir Meta akuzon televizionin e Zenit se ka marrë urdhër t’i
x

Aktualitet

Dëshmia që fundos Nikoll Sherrnikun, ja si “ushtari” i Ervis Martinajt vodhi targat për vrasjen në “Don Bosko”

Dëshmia që fundos Nikoll Sherrnikun, ja si “ushtari” i

Gazmend Jakupi, shqiptari nga Kosova pronar i servisit ku Nikoll Sherrniku vodhi targat që u përdorën nga vrasësit e atentatit të 12 marsit 2023 në “Don Bosko” Tiranë, ku viktimë mbeti Mimoza Paja, banakierja e lokalit, 6 u plagosën persona, ndërsa shënjestra, Fatjon Murati arriti të shpëtonte ka folur.

Gazmend Jakupi rrëfeu detaje të vizitës së Sherrnikut në servisin e tij në Gjermani për të blerë një makinës. Në një bisedë telefonike me Report Tv Jakupi tregon se njeriu i Ervis Martinajt është parë nga njëri prej punëtorëve të tij nga Siria, i cili e kishte vërejtur duke vjedhur diçka, që më vonë rezultoi se ishin targa që u përdorën për të vrarë në Tiranë.

“Ai ka ardhur për të blerë makinë në servis dhe i ka vjedhur targat në oborrin tonë. Ne targat që dalin nga përdorimi i mbledhim në një vend dhe më pas i shesim për hekura për t’u shkrirë dhe me paratë e tyre hamë mëngjes ose drekë me punëtorët. Nikoll Sherrniku ka ardhur një ditë me një shok të tij në 2020-ën, nuk e di se nga ka qenë ai tjetri, dhe unë nuk kam pasur makinë për të shitur në atë kohë. Brenda i ka parë targat në një qoshe ku ne i grumbullojmë dhe një punëtor i imi i Sirisë e ka vërejtur. Unë nuk kam qenë aty, por më vonë më ka treguar punëtori sirian që ka punuar për mua 3 vite, se diçka ka marrë, me shumë mundësi targa, dhe në fakt kështu rezultoi”, deklaron Jakupi.

Sherrniku, i cili mori targat që t’ia sillte Ervis Martinajt në Tiranë nuk ka qëndruar më shumë se 20 minuta në servisin e Jakupit. “Sherrniku ka ardhur vetëm një herë, unë edhe nëse e shoh nuk e njoh. Në bazë të asaj çfarë ka treguar punëtori, dy ose tre targa ka vjedhur, nuk jam i sigurt për më shumë. Ka qëndruar 15 deri në 20 minuta në servisin tim”, vijon Jakupi. Gazmend Jakupi nuk ka asnjë njohje me Nikoll Sherrnikun, ai nuk e ka takuar asnjëherë vetë personalisht.

“Unë nuk e njoh atë, nuk i kam pasur as numër telefoni, këtu tek servisi im vijnë shumë njerëz. Policia e Shqipërisë na ka gjetur në bazë të targave, ajo që është përdorur në krim ka qenë në emër të një punëtori tonë. Sistemi në Gjermani është sipas rregullave dhe targa të tilla i hedhim pasi dalin nga përdorimi, por pothuajse të gjithë serviset e makinave në Gjermani i përdorin për t’i shitur për një mëngjes me punëtorët”, vijon më tej pronari i servisit. Vetëm tani kur ngjarja ka ndodhur dhe prodhoi një viktimë e 6 të tjerë të plagosur, Gazmend Jakupi e kupton se sa e rrezikshme është të mbahen targat që dalin nga përdorimi, të cilat keqpërdoren nga të tjerë. I keqardhur për ngjarjen e rëndë, Jakupi thotë se tashmë është më i kujdesshëm.

“Unë po ta kisha parë vetë duke i marrë targat do ia kisha marrë nga dora, pasi tani po kuptoj se sa e rëndësishme është dhe ato qenkan keqpërdorur në Shqipëri. Më vjen shumë keq për ata që janë plagosur dhe humbur jetën në Tiranë. Prej kohës që jam informuar për rastin nga Policia e Shqipërisë jam më i kujdesshëm, targa të tilla i mbaj të fshehura”, përfundon Gazmend Jakupi