BREAKING NEWS

Brizida Gjikondi zbardh prapaskenat e forta: Ja skema që po përdor Ilir Meta për të shpëtuar nga arrestimi i SPAK njësoj siç ia hodhi paq me videon e Dritan Priftit

Brizida Gjikondi zbardh prapaskenat e forta: Ja skema që po përdor
x
BREAKING NEWS

Trondit juristi Romeo Kara: Operacioni ‘Metamorfoza’ është bërë posaçërisht nga SPAK për të shkuar te Ilir Meta, shumë shpejt do të kemi komunikim akuze, ja pse ish-presidentit i janë mbyllur dyert e azilit, do ta sjellin si ‘pako postale’ në Shqipëri ...

Trondit juristi Romeo Kara: Operacioni ‘Metamorfoza’ është
x
BREAKING NEWS

Lëvizje në qeverinë  e Edi Ramës, Blendi Klosi drejt postit të zv/kryeministrit dhe drejtuesit të qarkut të Tiranës, Gjiknuri largohet nga Elbasani, Blendi Çuçi shkon në Fier, ja çfarë pritet të ndodhë brenda PS

Lëvizje në qeverinë  e Edi Ramës, Blendi Klosi drejt
x
BREAKING NEWS

SHBA dhe SPAK mesazh kërcënues politikës shqiptare për “ditët e zeza” që po trokasin, Altin Dumani dhe prokurorët i tregojnë zyrtarit të lartë të DASH dosjet e korrupsionit që kanë mbushur zyrat e Prokurorisë së Posaçme, amerikanët duan “kokat” e të pa...

SHBA dhe SPAK mesazh kërcënues politikës shqiptare për
x
BREAKING NEWS

Skandalet e Belinda Ballukut nuk kanë fund, KLSH zbulon dëmin financiar që u bëri xhepave të shqiptarëve, si u përjashtuan nga tenderi 5 kompani, dyshimet për garë të manipuluar

Skandalet e Belinda Ballukut nuk kanë fund, KLSH zbulon dëmin
x
BREAKING NEWS

10 vite nga ndërhyrja në Lazarat, ish-Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Artan Diti që drejtoi operacionin nxjerr për herë të parë detajet “bombastike”, nga politikani që doli kundër, sekuestrimi i 71 ton kanabis sativa, te reagimi i Ramës, ...

10 vite nga ndërhyrja në Lazarat, ish-Drejtori i
x
BREAKING NEWS

Ja si SPAK po i shkon deri në “rrënjë” pasurive të fshehura të Ilir Metës, nga ditëlindja 500 mijë euro në Lalëz, 51 asetet që ka në Londër, 289 mijë euro operacione, mbi 100 mijë euro shpenzim vetëm për njërin fëmijë, deri te vrasjet ku është implikua...

Ja si SPAK po i shkon deri në “rrënjë” pasurive
x
BREAKING NEWS

Zyrtari i lartë i SHBA kundër korrupsionit global zbarkon sot në Shqipëri, DASH listë me “non-grata”, a do sanksionohen oligarkët që financojnë Sali Berishën si rasti i Dodik në Bosnje?

Zyrtari i lartë i SHBA kundër korrupsionit global zbarkon sot në
x

Aktualitet

Dhuna ndaj avokatit Sokol Mëngjesi, Klodiana Lala 'zbërthen' detajet: Ja shkaku i sulmit fizik, Dritan Nano organizoi personat…  

Dhuna ndaj avokatit Sokol Mëngjesi, Klodiana Lala 'zbërthen'

Gazetarja Klodiana Lala në një emision televiziv ka folur për ngjarjen e ndodhur mëngjesin e sotëm ku është sulmuar fizikisht avokati Sokol Mëngjesi. Avokati ka marrë goditje me mjete të fortë, doreza hekuri, në kokë dhe trup, nga të paktën 3 persona të përfshirë në sulmin ndaj tij, ndërsa ndodhet në intubim në spitalin e Traumës në Tiranë.

Policia e Tiranës përmes një deklarate zyrtare bëri të ditur se ka identifikuar të gjithë autorët, përfshi edhe atë të cilin Drejtori Tonin Vocaj, e konsideroi si porositësin e dhunës ndaj avokatit.

Gazetarja Lala zbardhi në emision detaje lidhur me ngjarjen e rëndë. Lala tha se situata shëndetësore e avokatit është e rënduar, ka pasur një hematomë të madhe në kokë.

“Pasi u godit nga Dorian Aliaj me një dorezë hekuri, avokati Mëngjesi ka rënë në tokë dhe ka marrë një tjetër goditje si pasojë e rrëzimit, më pas dhunuesit e kanë goditur sërisht. Gjendja e tij është rënduar, por sipas mjekëve do e kalojë rrezikun për jetën”, tha Lala.

Duke iu referuar ngjarjen së ndodhur, Lala tha se Dorian Aliaj është i vetmi që është dorëzuar në Policinë e Tiranës, ndërsa Dorian Nano u arrestua me inisiativën e Policisë.

Gazetarja u shpreh se avokati Sokol Mëngjesi ishte avokat i një prej familjeve që pretendonin një truall.

“Brari dhe Sheqeri ishin familjet në një konflikt për çështje pronash. Prona ishte te diga e Liqenit aty ku sot është ndërtuar. Familja Sheqeri ka kontaktuar avokatin Mëngjesi dhe ka fituar të drejtën e pronës.

Kemi  8 trashëgimtarë nga familja Sheqeri, pjesa më e madhe e të cilëve, ishin dakort që kontrata që ata kishin me avokatin të respektohej, pasi ai kishte dhënë ndihmesën e tij, konsulencën juridike, që ata të fitonin çështjen që po gjykohej.

Dritan Nano, njëri nga trashëgimtarët nuk e ka pranuar kontratën, dhe ka pasur një debat verbal mes tij dhe avokatit. Në momentin që është bërë gjithë ky debat, Dritan Nano ka organizuar gjithë personat dhe kemi ngjarjen e sotme. Avokati kishte paralajmëruar se nëse nuk respektohej kontrata do të ndiqte rrugën gjyqësore”, tha Lala.

Ajo shtoi se sulmi ndaj avokatit nuk ka lidhje me politikën, kjo është arsyeja pse gjatë orëve të pasdites janë ulur tonet politike.

“Dhunuesit janë lidhje shoqërore dhe familjare mes tyre. Është e papranueshme që jeta e çdo qytetari të jetë e rrezikuar në çdo moment. Askush nuk ka të drejtë të ngrejë dorë mbi një tjetër dhe jam e trishtuar që politika fut hundët në histori të tilla”, tha Lala.

Gazetarja tha se roli i avokatit është zhbërë, e zhbëri reforma në drejtësi, sot shihet si një sekser dhe kjo nuk duhet të ndodhë.