Dyqanet që ndodhen brenda ish-magazinës shtetërore në Kamëz janë djegur nga zjarri që ka rënë pas mesnate. Zjarrfikësit kanë arritur ta shuajnë, por nuk dihen ende vlera e dëmit.
Në njoftimin e e Policisë thuhet:
“Më datë 1.07.2024, rreth orës 1:40, në rrugën “Skënderbej”, ka rënë zjarr në një ish-magazinë shtetërore, brenda së cilës ka dyqane me rroba, fastfood, dhe me materiale plastike. Zjarri është fikur dhe si pasojë ka vetëm dëme materiale. Grupi hetimor, së bashku me ekspertët zjarrfikës, po punojnë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.”
U përfolën për lidhje/ Drini vë në siklet Dean: Ke ndjenja për mua?
Dea Vieri dhe Drini Zeqo, dy ish-banorë të “BBV3”, kanë qenë mbrëmjen e djeshme në “Top Arena”. Ata janë përfolur...
Lexo më shumë