Astrit Sula, aktivisti dhe drejtori i projektit “Gjurmë iliriane” në Angli tha në një intervistë televizive se vullnetarisht ata po mësojnë gjuhën shqipe të shqiptarët në Angli.
Sipas tij është për t’u admiruar dëshira dhe vullneti për të mësuar, ndërsa thotë se edhe pse larg Shqipërisë si fëmijët ashtu dhe prindërit duan të mësojnë gjuhën mëmë. Në këto kushte, Sula bën thirrje që të vihen në dispozicion sa më shumë tekste për të mësuar shqipen.
Interesi është me të vërtetë për t’u mahnitur sepse prindërit dhe fëmijët e tyre kanë dëshirë që të mësojnë gjuhën e bukur shqipe. Megjithëse janë shumë larg nga Shqipëria, interesi i tyre është me të vërtetë për t’u mahnitur,” – u shpreh Sula.