BREAKING NEWS

Gati goditja surprizë ndaj zyrtarëve të korruptuar, SHBA sjell specialistët e OPTAD dhe prokurorët kroatë që arrestuan Sanaderin për të asistuar SPAK, një “peshk i madh” pritet të arrestohet

Gati goditja surprizë ndaj zyrtarëve të korruptuar, SHBA sjell
x
BREAKING NEWS

Edi Rama gati të braktisë qeverinë, nuk pranon mandat të katërt, ja arsyet pse kryeministri do largohet dhe kur do ta lërë postin

Edi Rama gati të braktisë qeverinë, nuk pranon mandat të
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri kallëzon në SPAK Ulsi Manjën, një prokuror dhe dy gjyqtarë, ja 3 veprat e rënda penale që kanë kryer, zbardhen detaje nga dosja, si po mbahet në burg pa ligj “tmerri i italianëve” 

Idajet Beqiri kallëzon në SPAK Ulsi Manjën, një prokuror dhe
x
BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh strategjinë që po ndjek Ilir Meta për të shpëtuar nga arresti me burg dhe rrëfen të pathënat e 20 shkurtit 1991, ja si Berisha ka qenë kundër rrëzimit të bustit të Enver Hoxhës, si u largua atë ditë nga bulevardi me një makinë të Si...

Ilir Demalia zbardh strategjinë që po ndjek Ilir Meta për të
x
BREAKING NEWS

Ilir Beqaj drejt arrestimit, hetimet për ish-ministrin e Shëndetësisë janë shtrirë deri në Poloni për transferta të dyshimta parash, hetuesit futin në “sitë” lidhjet klienteliste, favorizimet me kompanitë të ndryshme farmaceutike, ja çfarë është gjendu...

Ilir Beqaj drejt arrestimit, hetimet për ish-ministrin e
x
BREAKING NEWS

Rëndohen pozitat e Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit, ja “perlat” që dyshohet se janë gjetur në celularin e sekuestruar në shtëpinë e nënës së deputetes së PL, hetuesit vizita “blic” nëpër institucione të ndryshme, skaner banesave të bashkëpunëtorëve të...

Rëndohen pozitat e Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit, ja
x
BREAKING NEWS

Berisha u ka futur bërryla atyre që i shihte si rrezik, disa i largoi jashtë vendit dhe të tjerët i ka ekzekutuar, ja njerëzit që po përdor për të zgjidhur hallet e tij me SPAK, Ilir Meta është hajduti i famshëm i floririt, Fatos Mahmutaj zbardh prapas...

Berisha u ka futur bërryla atyre që i shihte si rrezik, disa i largoi
x
BREAKING NEWS

Britanikët tronditin pushtetarët shqiptarë, mbërrin grup i posaçëm në Tiranë për pastrimin e parave, nënshkruhet pakti mes SPAK dhe NCA, nisin procedurat për të dorëzuar dosjet për llogaritë në Londër

Britanikët tronditin pushtetarët shqiptarë, mbërrin grup i
x

Aktualitet

"Do të merrnin pjesë mbi 200 ushtarë", ish-ministri i Jashtëm i Kosovës paralelizon ngjarjet: Sulmi i ngjanë aneksimit të Krimesë, mund të ketë të tjerë skenarë në vazhdim

"Do të merrnin pjesë mbi 200

Sulmi i ndodhur të dielën në Veri të Kosovës, është i orkestruar nga shteti serb. Këtë e pohon edhe ish-ministri i jashtëm dhe nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Enver Hoxhaj.

Ai deklaroi në një studio televizive se sulmi terrorist, për nga mënyra e përgatitjes, është e pamundur që të mos dihej si skenar nga shteti serb, teksa shtoi se sulmi i ngjan aneksimit të Krimesë. Ai tha se në këtë sulm do të merrnin pjesë mbi 200 ushtarë, si pjesë e fazës së parë.

Hoxhaj tha se pas kësaj ngjarjeje të rëndë, tashmë Kosova duhet ta shohë si një pikë kthese të gjithë atë që do të pasojë.

“ Është fitorja e mirëfilltë e policisë dhe shtetit të Kosovës, në një situatë që askush nuk mund ta parashikonte që e diela mund të dukej ashtu. Përpos dhimbjes ne krenohemi që kemi ditur të mbrojmë shtetin në atë situatë, pas një agresioni të mirëfilltë të shtetit serb ndaj Kosovës. Është akt terrorist mbi Kosovën. Axhenda ka qenë që në fillim politike, logjistika dhe mbështetja ka qenë nga shteti serb.

Të krijojnë realitete të reja politike, të merrnin kontroll mbi territor, mendohet se kanë qenë 200 vetë që do duhej të ishin pjesë e fazës së parë. Sulmi i ngjanë aneksimit të Krimesë, i barabartë me ngjarjet e Kroacisë dhe Bosnjes. Kjo është vetëm faza e parë, duhet ta shohim këtë ngjarje si pikë kthesë. Nuk mund të flasim tani me gjuhën e njëjtë që kemi fol deri para një jave.

I takon Kuritt që pas kësaj ngjarjeje, përtej fjalimeve politike, të ketë strategji në këtë situatë të re. Mund të ketë dhe skenarë në vazhdim. Sasia e armatimit, përgatitja logjistike, financimi, qëndrimi që ka mbajtur Vuçiç, tregon se pas kësaj ngjarjeje qëndron shteti serb. Gjëra të tilla të mëdha nuk ndodhin pa e ditur ai që është i pari në vend.

Rusia mund të ketë të përdorë Kosovën si zonë nevralgjike që mund ta shkundë paqen në Ballkan, por qëllimi është politik i shtetit serb”, tha ai.

Më të lexuarat