
Nuk ndalet 'kriza' e Euros dhe Dollarit, mësoni se ç'po ndodh me monedhat e tjera të huaja

Rudina Hajdari pranon takimet me Agron Nezën, zbulon se çfarë është diskutuar mes tyre

Tragjedia e Gërdecit/ Gazetari ngre dyshimet e forta: Fatmir Mediu mund të dalë si i përdorur

Pritet kthesa e motit! Acari dhe i ftohti "mbërtheu" vendin, zbuloni se çfarë nga pret sot

Jo vetëm pagesa për hotele luksoze, zbulohet vila që Ahmetaj përfitoi nga Klodian Zoto

Gazetari Hoxha ngre tonet: Mjerë kush shkon atje, ferri është mbi tokë!

Skandali Inceneratorëve/ Pagesat për Arben Ahmetajn nga Klodian Zoto, ish prokurori zbardh detaje të forta: Indicie të rëndësishme...

Artan Hoxha ka një mesazh për kryeministrin Rama: Armiku i brendshëm është më i rrezikshëm se ai i jashtëm

Drejtësia shqiptare në zi! Ndërron jetë në moshë të re avokatja e njohur e vendit tonë, kishte nevojë për transplant të palcës jashtë vendit, Adriatik Lapaj jep lajmin e trishtë: Do më marrë shumë malli!

Shkruar nga SOT.COM.AL 1 Dhjetor 2022
Një lajm i hidhur vjen për drejtësin e vendit tonë, ku bëhet me dije se kanë humbur një avokate të njohur dhe shumë të zonjën.
Bëhet fjalë për Denisa Dakën, e cila prej shumë vitesh merrej me çështjet civile. Lajmin e hidhur e ka bërë me dije avokati Adriatik Lapaj, i cili tregon se si e ka njohur Dakën dhe se ajo ishte e para që e ka ndihmuar kur ai nisi këtë profesion.
Lapaj tregon se avokatja vuante pre kohësh nga një sëmundje dhe se kishte nevojë për transplant të palcës. Daka ishte e njohur edhe për media për shkak se shpesh denonconte fenomene të ndryshme.
“Denisa edhe mund të shpëtonte siç më kofirmuan mjekë të fushës. Nuk i’a doli për 2 arsye: E para, sepse shteti shqiptar nuk e gjen të arsyeshme të çojë për specializim në perëndim 2-3 mjekë për të mësuar procedurën e transplantit të palcës. E dyta, se procedura e transplantit të palcës jashtë shtetit kushton shumë për një njeri që punon me dinjitet me origjinë nga Shqipëria” shkruan Lapaj ndër të tjera në postimin e tij.
Denisa Daka ishte avokate prej shumë vitesh për çështjet civile. Miqtë dhe kolegët e saj e njihnin si avokate që nuk njihte humbje, madje pa frikë mund të thuhej se ajo ishte një nga avokatet tejet serioze që i njihet mirë procedurat. E përkushtuar prej vitesh në profesionin e saj, serioze, këmbëngulëse dhe tepër humane ajo i i gjendej jo vetëm në ndihmë klientëve, por edhe duke i sugjeruar dhe këshilluar. Daka është nënë e dy fëmijëve.
Postimi i plotë i Adriatik Lapajt:
Denisa Daka ishte njeriu i parë që takova kur hodha hapin e parë brenda Gjykatës së Tiranës. Isha i ri shumë. Aq i ri sa kur e mendoj sot më duket çmenduri. U ula te kati i parë vetëm. Nuk njihja askënd aty. Madje nuk e njihja as profesionin sepse vija nga bankat e shkollës. Në krahë mu ul Denisa. Zonjë që ishte e pamundur të mos e shquaje. Pasi e kuptoi sikletin tim dhe këmbyem muhabet më kërkoi t’i kërkoja ndihmë nëse do duhej për profesionin.
Denisa ishte këmba e mbarë e profesionit tim. Njeriu që unë vrapoja ta përqafoja sa herë e shquaja në gjykatë.
Kishte muaj sëmurë Denisa. I kërkova ta bëja publike e të kërkoja ndihmë nga bashkëqytetarët. Nuk më lejoji. Kishte shumë dinjitet ajo zonjë. Kurimin jashtë e pati të pamundur. Ishte i kushtueshëm.
Denisa edhe mund të shpëtonte siç më kofirmuan mjekë të fushës. Nuk i’a doli për 2 arsye:
E para, sepse shteti shqiptar nuk e gjen të arsyeshme të çojë për specializim në perëndim 2-3 mjekë për të mësuar procedurën e transplantit të palcës.
E dyta, se procedura e transplantit të palcës jashtë shtetit kushton shumë për një njeri që punon me dinjitet me origjinë nga Shqipëria.
Do më marrë shumë malli e mira Denisë! Zoti të pastë pranë vetes! Do piqemi një ditë sërish! ????????????
Më të lexuarat


Togeri shqiptar në Turqi rrëqeth me detajet e trishta: Nuk ka më shpresë për jetë të gjalla (Video)

Blendi Gonxhja zbardh detajet: Deri në 30 mijë euro për një targë të personalizuar, mund të shkojë edhe në 300 mijë euro

Studiuesi i njohur: Alfabeti shqiptar dhe ai grek kanë prejardhje të njëjtë, por cili është e pari?

Nuk ndalet 'kriza' e Euros dhe Dollarit, mësoni se ç'po ndodh me monedhat e tjera të huaja

Pritet kthesa e motit! Acari dhe i ftohti "mbërtheu" vendin, zbuloni se çfarë nga pret sot

Goditën mjeken dhe dëmtuan dyert e spitalit, arrestohen 2 persona nga efektivët policisë së Komisariatit nr. 4 në Tiranë

Vrasja e Pjerin Xhuvanit, dëshmojnë 9 personat që morën furgonat e përdorur nga Struktura e Mbrojtjes së Votës së PD, zbulohet çfarë ndodhi në seancën 6 orëshe

Moti i ftohtë, Kushi: Kemi kërkuar pajisjen me ngrohje të 28 shkollave, në disa zona orët e mësimit janë reduktuar

Aksident në aksin Elbasan-Peqin, makina kthehet përmbys në rrugë

Gazetari Hoxha ngre tonet: Mjerë kush shkon atje, ferri është mbi tokë!
