Mbrëmjen e së premtes, dy aksidente pa pasoja për jetën kanë ndodhur në kryeqytet.
Policia e Tiranës bën me dije se njëri prej tyre ndodhi pranë stadiumit “Dinamo”, ku makina ka përplasur një grua shtatzënë dhe tjetri në afërsi të Brrylit, ku u godit një kalimtar.
Nga të dhënat paraprake, mësohet se gruaja shtatzënë ka marrë disa dëmtime të lehta. Ende nuk bëhen me dije identitetet e të plagosurve, ndërsa blutë e kryeqytetit kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë nisur hetimet paraprake.