Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer në hyrje të një biznesi në qytetin e Durrësit në orët e para të mëngjesit. Lidhur me ngjarjen, policia ka shoqëruar 3 persona si të dyshuar që mund të kenë lidhje me hedhjen e lëndës plasëse në biznes.
Fatmirësisht nga ngjarja nuk ka të lënduar, por vetëm dëme materiale. Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forcat e policisë dhe ato xheniere, teksa vijon puna për zbardhjen e ngjarjes.