Një automjet tip “Fiat” është përfshirë nga flakët ketë mesditë në rrugën Miço Plaka në lagjen Kastriot në Fier.
Shkak ka qenë një shkëndijë elektrike në pjesën e motorit para mjetit
Drejtuesi i mjetit kur ka par tymin ka ndaluar. Më vendngjarje ka shkuar zjarrfikësja që beri të mundur shuarjen e flakëve.
Ne vendngjarje edhe policia e grupi i eksperteve. Për disa minuta qarkullimi i mjeteve është bllokuar duke krijuar radhë automjetesh.
Zjarri ne automjet ka shkaktuar vetëm dëme materiale.