Një aksident i rëndë është shënuar në aksin rrugor Laç-Milot në afërsi të fshatit Shullaz. Një automjet tip Sharon është përmbysur dhe për pasojë janë plagosur dy persona, të cilët janë dërguar për ndihmë mjekësore në spitalin e Traumës.
Paraprakisht dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë lagështira ndërkohë që grupi hetimor po punon për të përcaktuar shkaqet e plota të aksidentit.