Një i ri është gjetur i plagosur këtë të martë pranë rrethrrotullimit të Shëngjinit në Lezhë. 30 vjeçari me fraktura në kokë është marrë nga autoambulanca dhe pasi mori ndihmën e parë në spitalin e Lezhës është dërguar drejt spitalit të Traumës në Tiranë.
Ende nuk dihen rrethanat e këtij rasti ndërsa policia ka nisur verifikimet. Dyshimet janë se i riu nga Shkodra mund të jetë dhunuar nga persona ende të paidentifikuar dhe është lënë pa ndjenja pranë rrethrrotullimit.
Dasmë së shpejti? Sara dhe Bardhi tregojnë planet për të ardhmen
Në një intervistë Sara Gjordeni dhe Bardhi Idrizi kanë folur për herë të parë për jetën e tyre private, tani...
Lexo më shumë