Akademikut Artan Fuga mesaduket nuk po i del e keqja me OSSHE-në e Durrësit.
Pas denoncimit të bërë një ditë më parë në rrjetet sociale, Fuga thekson se i duhet të presë edhe 38 ditë për të zgjidhur një çështje që enti rregullator ka vënë në dispozicion për ta zgjidhur.
Postimi i plotë i Fugës:
Edhe 38 ditë durim për pritje deri sa të përfundojë afati prej 40 ditësh që OSSHE ka kërrkuar të na kthejë përgjigje për një çështje kaq të thjeshtë, flagrante keqmenaxhimi me pasoja financiare dhe pasiguri për shumë familje:
Ta shkëpusë rrjetin e brendshëm të pallatit tonë nga lidhja prej ndofta një dekade që pa e ditur ne, sikurse na thonë punonjësit ku ankohemi, e ka bërë me rrjetin e jashtëm që furnizon me energji dritat e qytetit, shërbime elektrike ndofta edhe për agjenci publike, e më the e të thashë!
Si t’a shpjegoj fare thjesht: Si do t’i vinte ndonjë punonjësi menaxher në OSSHE që të marrë vesh një ditë të bukur se atij i faturohen edhe shpenzime energjie psh të Pallatit të Kulturës, të ndriçimit të Sheshit Skënderbej, të Kopshtit Zoologjik apo të Spitalit psikiatrik, apo se pallati i tij është i lidhur me rrjet elektrik që faturohet bashkarisht me pallate të tjerë?
Kaq e thjeshtë është!
Edhe 38 ditë! Presim përgjigjen ndërkohë të hënën procedojmë në rrugë paralele kërkimi të drejtash!
Edhe unë 38 ditë do të merrem me mbrojtjen e të drejtave të mia elektrike!
Hebrenjtë pritën 40 vjet në shkretëtire, bebja pret nëntë muaj para se të shohë dritën, çfarë janë 40 ditë!
Ndërkohë, personave që duhet të na informojnë iu uroj fundjavë të këndshme!
Olta Gixhari feston sot ditëlindjen, nuk do ta besoni sa vjeç mbush aktorja
Aktorja e njohur shqiptare, Olta Gixhari, sot feston ditëlindjen. Ajo mbushi plot 38 vjeç dhe mbetet një nga aktoret më...
Lexo më shumë