
Qëndron në qeli për aferën e inceneratorëve/ Ish-zyrtari i lartë bën lëvizjen urgjente. Zbardhet vendimi më i fundit

Arian Çani del me deklaratën tronditëse: Mos hyni në çdo lokal, ja ku është vendi i ndalur për të pirë kafe në Tiranë, aty jetojnë vrasësit

“Punësim në shpi bari, trafikim njerëzisht drejt Anglisë”/ Si shqiptarët po e kthejnë TIK Tok në një dark Web duke joshur edhe bandat kriminale

Aksident i rëndë, përplasen dy makina, humb jetën efektivi i policisë

"Pa miratimin e tyre s'qarkullon asnjë varkë"/ E përditshmja italiane ‘zbërthen’ mafien shqiptare: Ecin me "nder" dhe "pakte gjaku"

“Pres të arrestohem të martën”/ Habit ish-presidenti Donald Trump, bën lëvizjen urgjente, fton qytetarët të...

Takimi Kurti-Vuçiç në Ohër, Bashkimi Europian zbardh detaje nga marrëveshja për të cilin u negociua mbi 10 orë

Marrëveshja Kosovë-Serbi/ Reagon Shtëpia e Bardhë dhe bën thirrjen e fortë

Ekzekutimi i Briken Sanajt te Kodra e Diellit në Tiranë, arrestohet në Kosovë bashkëpunëtori në krim, i dha makinën vrasësit

Shkruar nga SOT.COM.AL 2 Shkurt 2023

Një prej bashkëpunëtorëve në vrasjen e Briken Sanajt te Kodra e Diellit në Tiranë është arrestuar. Mësohet se Gjelosh Krasniqi, 49-vjeç është arrestuar dje në Pejë të Kosovës. Krasniqi është vendosur në ‘arrest me burg’ për 48 orë, ndërsa prokuroria do kërkojë ‘arrest me burg’ për 30 ditë, siç e parashikon Kodi Penal në Kosovë. Më pas do të kryhen procedurat me Ministrinë e Drejtësisë në Tiranë për ekstradimin e tij. Ndërkohë në pranga ka rënë edhe një person tjetër në Pejë, i cili ka ndihmuar Gjelosh Krasniqin të strehohet për t’iu shmangur arrestimit nga policia. Në kërkim për vrasjen e Sanajt janë ende edhe dy persona, autori i dyshuar Vladimir (Valmir) Kola, si edhe një tjetër bashkëpunëtor në krim Kened Antoni. Kened Antoni, 25-vjeçari nga Peja ka shitur automjetin ‘Mercedes Benz’ që u përdor për ekzekutim. Më 24 tetor kreu procedurat e shitjes për Gjelosh Krasniqin, 49-vjeçar nga Peja. Po në këtë datë, 6 ditë para vrasjes, e kanë futur makinën në territorin e Shqipërisë dhe ia kanë vënë atë në dispozicion Vladimir Kolës i cili e ka përdorur automjetin për realizimin e vrasjes së Briken Sanajt. Ata e kanë kaluar mjetin në mënyrë të rregullt në pikën kufitare të Morinës dhe shitjen e kanë bërë në një lokal në Shëngjin. Kjo është provuar nga kamerat e sigurisë së lokalit. Më pas, makinës i janë mbivendosur targa të vjedhura. Lëvizjet e Briken Sanajt nga ambientet e një lokali në Shëngjin pas dasmës së shokut të tij janë sinjalizuar nga një tjetër person i cili ndodhej gjithashtu në dasmë.
Si ndodhi vrasja?
Të paktën katër persona dyshohet se morën pjesë në atentatin e 30 tetorit. Vepruan me saktësi dhe duket se nuk kanë lënë gjurmë në duart e policisë. Dy atentatorët u futën në rezidencë pasi çanë rrethimin e jashtëm, e qëlluan nga një distancë të afërt, nga një vend poshtë një peme ulliri. Të ndihmuar nga një person i tretë, u larguan me shpejtësi me makinën tip “Mercedez Benz”, të cilën e dogjën. Personi i katërt ka pasur rol vëzhgues. Mënyra se si është ruajtur derisa të mbërrinte brenda rezidencës “Kodra e Diellit” dhe hyrja e autorëve nga rrethimi i pasmë i bind hetuesit se ishin vrasës profesionistë dhe me pagesë.
Itinerari që ndoqën autorët
Pasi dolën në Unazë, vijuan përmes ish-sheshit “Shqiponja” dhe hynë në autostradë, nga e cila hynë në rrugën dytësore pranë një qendre tregtare dhe disa kilometra më tej dogjën makinën në Qafë-Kashar, në afërsi të një biznesi pllakash. Një person tjetër i largoi. Targat e makinës tip 'Benz' i përkasin shtetasin Luan Qanushi, të cilat ishin të vjedhura. Brenda makinës janë gjetur dhe armë tip kallashnikov.
Plagosja në vitin 2012
Briken Sanaj dyshohet se u vra për plagosjen e kryer 10 vite më parë nga vëllai i viktimës, Antonio alias Renato Sanaj, për një vajzë. Në atë kohë, Renato qëlloi dhe plagosi Gentian Kolën. Dy familjet në Lezhë u futën në gjak dhe tentativat për pajtim ishin të pasuksesshme.
Prangosen dy persona në Tiranë
Nga ana tjëtër, Policia e Tiranës ka arrestuar dy persona pasi janë kapur duke lëvizur me armë zjarri në makinë në zonën e ish-bllokut. Me armë zjarri pistoletë dhe kokainë, në automjet, kapen në flagrancë dhe vihen në pranga 2 shtetas. Sekuestrohen arma e zjarrit pistoletë, krehri me municion luftarak dhe një sasi kokaine. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, në vijim të punës për evidentimin dhe goditjen e rasteve të armëmbajtjes pa leje, bazuar dhe në informacionet e siguruara përmes inteligjencës informative, për dy shtetas që lëviznin me armë zjarri në automjet, në zonën e Ish-bllokut, kanë organizuar dhe finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Double”.Gjatë operacionit, në rrugën “Brigada 8”, shërbimet e Policisë kanë lokalizuar dhe ndaluar automjetin me drejtues shtetasin E. Xh. dhe pasagjer shtetasin E. T. Gjatë kontrollit në këtë automjet, shërbimet e Policisë gjetën një armë zjarri pistoletë, me 1 krehër me municion luftarak, si dhe një sasi lënde të dyshuar narkotike kokainë, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Në përfundim të veprimeve u arrestuan në flagrancë shtetasit E. Xh., 39 vjeç dhe E. T., 31 vjeç, të dy banues në Tiranë, dhe materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale”, njoftoi dje Policia.
Më të lexuarat


Për të gjashtin vit radhazi! Ky është shteti ku njerëzit janë sërish më të lumturit në botë, po Shqipëria ku renditet?

Arian Çani del me deklaratën tronditëse: Mos hyni në çdo lokal, ja ku është vendi i ndalur për të pirë kafe në Tiranë, aty jetojnë vrasësit

“Lajthit” shqiptari/ Pas sherrit në Spanjë, pamëshirshëm i pret fytin një personi me..., shokon me deklaratën: Nuk kam bërë…

Çfarë pritet të ndodh? Sot në Hagë mbahet konferencë në rastin gjyqësor të ish-krerëve të UÇK-së

“Të eliminohet Enver Hoxha, Mehmeti të marrë në dorë frenat e pushtetit!”/ Dëshmia e rrallë e shoqes së qelisë së Fiqrete Shehut, zbardhen të pathënat

“Një skandal për të cilin flitet shumë pak”/ Ç’po ndodh në Serbi? DW zbardh skenarët: Makineria e propagandës nuk do të ishte aktive nëse…

Gravura e rrallë/ Ja si Ishte Flamuri Shqiptar 540 vjet më parë

Mos i neglizhoni se mund të jenë fatale! Depresioni pranveror, mjekja tregon shenjat dhe si ta kaloni: Shkakton një çrregullim...

“Rama fshihet pas Ballukut”/ Protesta në Bërxhullë, banorët japin paralajmërimin e fortë qeverisë: Përse na provokoni? Do marrim benzinë e shkrepëse dhe tokën se…

Ndryshimet në Kodin Rrugor/ Habit Gonxhja: Rastësi, s’kanë lidhje me aksidentin. Ky rast është shumë i rëndë dhe po analizojmë...
