Janë hedhur dritë mbi të tjera detaje lidhur me urdhër arrestin e lëshuar nga autoritetet greke për një shqiptar të akuzuar për vrasjen e Janis Skaftouros dhe Vassilir Roumbetis.
Burime për mediat bëjnë me dije se bëhet fjalë për 26-vjeçarin shqiptar Xhonatan Pajo, nga Poshnja e Dimalit. I riu ndodhet i burgosur në Mal të Zi për trafik armesh.
Ndërkohë, 6 urdhër arrestet e tjera janë për 3 gjeorgjianë, 1 uzbekistanas, 1 rus dhe 1 grek. Ata akuzohen edhe për një tentative vrasje dhe disa shpërthime eksplozivi.
Të përfshirët në këtë organizatë janë: Savas Azoidhis 38-vjeç dhe Dhimitris Kiundov 40-vjeç nga Gjeorgjia, Dhimitris Dhaskalaqis 20-vjeç nga Selaniku, Leonidhas Sofianov 40-vjeç nga Uzbekistani, Dhimitris Sengerov 33-vjeç nga Rusia, Ilias Eminidhis 28-vjeç nga Gjeorgjia.
Gjatë arrestimit të tij në tetor 2023 në Mal të Zi, Xhonatani është paraqitur në mënyrë të rreme si shtetasi me inicialet P.V., dhe ka dorëzuar një dokument udhëtimi fals të Republikës së Greqisë.
Pajo ka tentuar të kalojë kufirin me Malin e Zi si këmbësor dhe gjatë kontrollit policia kufitare i ka konfiskuar një mjet të posaçëm për zhbllokimin e automjeteve, 4350 euro e 500 dollarë, patentë shoferi të falsifikuar dhe një kartë bankare si dhe sende të tjera.