I ftuar në një intervistë televizive, ish-drejtori i Policisë, Arben Hajdarmataj ka folur në lidhje me ekzekutimin e biznesmenit Rakip (Pilot) Rroli. Ai shpreh se ngjarje të tilla janë të paralajmëruar, pasi familja e biznesmenit që mbeti i vrarë, ka qenë në konflikt me një familje tjetër prej disa kohësh.
Arben Hajdarmataj: Këto lloj ngjarjesh në njëfarë mase janë të paralajmëruara. Sipas pistës zyrtare, ka të dyshuar, për shkak të konflikteve të viktimës. Jemi në një situatë ku dy familje kanë një konflikt, dhe ky konflikt ka shkuar deri në vrasje. Një vrasës duhet të vuaj para drejtësisë, në çfarëdo lloj rrethanash. Situata të mos agravojë.
Ndër të tjera ai u shpreh se kur dihet që dy familje janë në konflikt policia duhet të marrë informacion herë pas here, në mënyrë që të shmang vrasjet.
Arben Hajdarmataj: Kur ka konflikte mes familjeve, policia duhet të marrë informacion se si është situata. Mbi bazën e informacionit duhet të ndërtojë punën edhe për parandalimin e veprave kriminale. Vrasjet e tipit mafioz janë për shkak të aktivitetit kriminal, dhe kryesisht për aktivitetin e trafikut të drogës.