BREAKING NEWS

Gati goditja surprizë ndaj zyrtarëve të korruptuar, SHBA sjell specialistët e OPTAD dhe prokurorët kroatë që arrestuan Sanaderin për të asistuar SPAK, një “peshk i madh” pritet të arrestohet

Gati goditja surprizë ndaj zyrtarëve të korruptuar, SHBA sjell
x
BREAKING NEWS

Edi Rama gati të braktisë qeverinë, nuk pranon mandat të katërt, ja arsyet pse kryeministri do largohet dhe kur do ta lërë postin

Edi Rama gati të braktisë qeverinë, nuk pranon mandat të
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri kallëzon në SPAK Ulsi Manjën, një prokuror dhe dy gjyqtarë, ja 3 veprat e rënda penale që kanë kryer, zbardhen detaje nga dosja, si po mbahet në burg pa ligj “tmerri i italianëve” 

Idajet Beqiri kallëzon në SPAK Ulsi Manjën, një prokuror dhe
x
BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh strategjinë që po ndjek Ilir Meta për të shpëtuar nga arresti me burg dhe rrëfen të pathënat e 20 shkurtit 1991, ja si Berisha ka qenë kundër rrëzimit të bustit të Enver Hoxhës, si u largua atë ditë nga bulevardi me një makinë të Si...

Ilir Demalia zbardh strategjinë që po ndjek Ilir Meta për të
x
BREAKING NEWS

Ilir Beqaj drejt arrestimit, hetimet për ish-ministrin e Shëndetësisë janë shtrirë deri në Poloni për transferta të dyshimta parash, hetuesit futin në “sitë” lidhjet klienteliste, favorizimet me kompanitë të ndryshme farmaceutike, ja çfarë është gjendu...

Ilir Beqaj drejt arrestimit, hetimet për ish-ministrin e
x
BREAKING NEWS

Rëndohen pozitat e Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit, ja “perlat” që dyshohet se janë gjetur në celularin e sekuestruar në shtëpinë e nënës së deputetes së PL, hetuesit vizita “blic” nëpër institucione të ndryshme, skaner banesave të bashkëpunëtorëve të...

Rëndohen pozitat e Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit, ja
x
BREAKING NEWS

Berisha u ka futur bërryla atyre që i shihte si rrezik, disa i largoi jashtë vendit dhe të tjerët i ka ekzekutuar, ja njerëzit që po përdor për të zgjidhur hallet e tij me SPAK, Ilir Meta është hajduti i famshëm i floririt, Fatos Mahmutaj zbardh prapas...

Berisha u ka futur bërryla atyre që i shihte si rrezik, disa i largoi
x
BREAKING NEWS

Britanikët tronditin pushtetarët shqiptarë, mbërrin grup i posaçëm në Tiranë për pastrimin e parave, nënshkruhet pakti mes SPAK dhe NCA, nisin procedurat për të dorëzuar dosjet për llogaritë në Londër

Britanikët tronditin pushtetarët shqiptarë, mbërrin grup i
x

Aktualitet

Elton Qyno: Beqaj përçan prokurorët e SPAK, Dumani kundër Kondilit dhe Nakuçit për qëndrimet e tyre të buta

Elton Qyno: Beqaj përçan prokurorët e SPAK, Dumani kundër

Implikimi i ish-ministrit të Shëndetësisë Ilir Beqaj, në koncesionin 100 milion dollarë të sterilizimit të pajisjeve kirurgjikale, ka sjellë një përplasje juridike mes dy prokurorëve të çështjes dhe kreut të SPAK, Altin Dumani.

Përplasja ka ardhur si pasojë e qëndrimit të butë dhe të kursyer, për sa i përket veprimeve hetimore të dy prokurorëve Kondili dhe Nakuçi, në përcaktimin e përgjegjësisë penale të Ilir Beqajt në këtë dosje.

Nisur nga kjo situatë përpara se dy prokurorët ti drejtoheshin GJKKO-së me kërkesë për caktim mase sigurimi ndaj biznesmenit Ilir Rrapaj, ish-zv/ministrit Klodian Rjepaj dhe 6 anëtarëve të Komisionit të Dhënies së Koncesionit, Elton Qyno ka mësuar se drejtuesi i SPAK, Altin Dumani ka shprehur me shkrim mendim kundër, me atë që kishin paraqitur në dosje dy prokurorët.

Dumani, ka kërkuar dhe shfaqur mendim për ushtrimin e ndjekjes penale dhe marrjen e hapave konkrete ligjore për pozicionin penal të ish-ministrit Beqaj.

Argumentet juridike të Dumanit, duke sugjeruar hetimin dhe nxjerrjen e përgjegjësisë ligjore për Beqaj, janë të administruara në dosje.

“…me aq hapësira që më lejon ligji, unë si drejtues institucioni kam dhënë mendimin tim ligjor mbi orientimin e hetimeve për nxjerrjen e përgjegjësisë penale të Ilir Beqaj…”-deklaroi Dumani gjatë një takimi me gazetarët.

Në të njëjtën linjë me Altin Dumanin, ka dalë dhe gjyqtari i GJKKO-së, Erion Bani. Gjatë vlerësimit të kërkesës për caktimin e masave të sigurisë ndaj 8 personave, gjyqtari Bani ka argumentuar në vendimin mbi 300 faqe, se dy prokurorët Ervin Kondili dhe Ened Nakuçi, duhet të shtrinin hetimet dhe caktonin përgjegjësi penale për ish-ministrin e Shëndetësisë Ilir Beqaj.

Bani, argumenton se që nga procedura e hapjes dhe deri tek mbyllja e praktikës për shpalljen e fituesit të koncesionit të sterilizimit, dallohet qartë pjesëmarrja aktivi e ish-ministrit Beqaj.

Për më tepër gjyqtari argumenton në vendimin e tij, se prokuroria e posaçme SPAK duhet të shtrijë hetimet dhe në verifikimin e pasurisë apo veprimeve korruptive të Ilir Beqaj.

Prej 3 vitesh dy magjistratët e SPAK, Ervin Kondili dhe Ened Nakuçi, po hetojnë rastin korruptiv dhe mashtrimit me pasoja të rënda, që lidhet financimin nga buxheti i shtetit të koncesionit 10 vjeçar të sterilizimit.

Në muajin qershor 2023, gjyqtari Bani urdhëroi arrestimin e pronarit të kompanisë koncesionare “Sani Service”, Ilir Rrapaj dhe ish-zv/ministrit të Shëndetësisë Klodian Rjepaj.

Ndërsa vendosi masa të buta si arrest shtëpie dhe detyrim paraqitje për personat e tjerë Arben Gjata, Pertef Mersini, Genc Burazeri, Naile Ajazi, Saimir Kadiu drejtor ekonomik, dhe Marsela Serjanaj drejtoreshë juridike në ministri.

Më të lexuarat