
Arti në zi/ Aktori i njohur gjendet i varrosur në kopshtin e shtëpisë (Emri)

"Çmendet" moti/ Përmbytet Tirana, rrugët mbulohen nga inertet dhe uji (Video)

Lajm i trishtë/ Humb jetën nga kanceri gazetarja e njohur (Emri+Foto)

"Çmendet" moti në Tiranë, shkarkime elektrike dhe stuhi e pazakontë shiu (Video)

Lulzim Basha tregon se çfarë do të bënte ndryshe në PD, ja vendimi që duhej të merrte kur Berisha u shpall 'non grata'

A do të ketë protesta? Lulzim Basha bën thirrjen e rëndësishme për qytetarët

Lulzim Basha reagon ndaj akuzave të bëra nga Sali Berisha

Lulzim Basha tregon arsyet e rikthimit pas dorëheqjes së Alibeajt nga PD-ja

Emigrantët, “lumë” parash në atdhe, remitancat thyejnë rekord historik, 833 milionë euro për familjet në 2022

Shkruar nga SOT.COM.AL 29 Mars 2023

Dërgesat e emigrantëve kanë prekur një rekord absolut historik gjatë vitit të kaluar, prej 833 miliardë eurosh, tregojnë shifrat më të fundit nga Banka e Shqipërisë. Shifra është edhe më e lartë se viti 2008, kur regjistrohej rekordi i mëparshëm. Por, duhet pasur parasysh faktin se, para krizës financiare globale të viteve 2008-2009 niveli i remitancave ishte ndjeshëm më i lartë se periudha pasuese. Rritja e ndjeshme e remitancave në vendin tonë ka nisur që me pandeminë, por është theksuar edhe më shumë me krizën e çmimeve të vitit të kaluar. Në total, emigrantët kanë dërguar të paktën 73 milionë euro më shumë se viti pararendës, ai 2021. Bëhet fjalë për 9.6% më shumë dërgesa nga emigrantët gjatë vitit 2022, krahasuar me vitin 2021. Nëse krahasimin e bëjmë me periudhën para dy krizave, pandemisë dhe çmimeve, shohim se emigrantët kanë sjellë në vend të paktën 132 milionë euro më shumë në vit. Gjithashtu, shifrat tregojnë se tremujori i fundit i vitit të kaluar ka thyer po ashtu një rekord historik, me rreth 241 milionë euro dërgesa. Kjo shifër është edhe më e lartë se tremujori i dytë i vitit 2009, kur emigrantët dërgonin në Atdhe 240 milionë euro. Pikërisht kjo periudhë ka mbajtur deri në fund të vitit të kaluar rekordin historik sa i përket remitancave në vendin tonë. Në tremujorin e 4-tët ët vitit të kaluar, remitancat rezultojnë plot 8.9% më të larta se tremujori i njëjtë i vitit pararendës. Nga këto shifra duket qartë se emigrantët kanë ndikuar mjaftueshëm për të zbutur krizën e çmimeve për familjet shqiptare, madje duke dërguar edhe më shumë para se gjatë pandemisë, kur shumë ekonomi familjare u prekën rëndë nga shpenzimet për shëndetësinë si pasojë e covid-19. Për më tepër, ky lum dërgesash të parave nga emigrantët gjatë vitit të kaluar ka ardhur pavarësisht faktit se kriza e çmimeve ka prekur thuajse çdo cep të globit, dhe sidomos vendet ku ka një përqendrim të lartë të emigrantëve shqiptarë, si vendet e Bashkimit Europian, Britania e Madhe apo Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Madje, norma e inflacionit në këto vende gjatë vitit të kaluar ka qenë ndjeshëm më e lartë se shifra që Instituti i Statistikave ka raportuar në vendin tonë.
Më të lexuarat


"Çmendet" moti në Tiranë, shkarkime elektrike dhe stuhi e pazakontë shiu (Video)

Çfarë po planifikohet? Gjendet një granatë dore në Shëngjin

Moti i keq bën 'kërdinë' në Shqipëri, vështirësohet kalimi në një tjetër aks rrugor (Video)

Çfarë po ndodh me kryebashkiakun e Himarës? Komisioni Europian reagon për arrestimin dhe burgosjen e Fredi Belerit

Aksident i rëndë, plagoset 26-vjeçarja

Krimi në familje/ Coptoi bashkëshortin me hanxhar dhe e hodhi në kanal, jepet dënimi për shqiptaren

Makina përplas te vijat e bardha 68- vjeçarin dhe e tërheq zvarrë për disa metra (detajet)

Gazetari i njohur zbulon skemën e mashtrimit të Milena Derajt që i 'gllabëroi' 340 mijë € familjes Ferracaku

Aksident i rëndë, plagoset shoferja 26- vjeçare

Moti për nesër/ Merrni masa pasi shtrëngatat, dhe stuhitë do të “pushtojnë” Shqipërinë
