
Frrok Çupi: Ja pse SPAK nuk po e arreston Sali Berishën, si do shkojë drejt prangave ish-kryeministri dhe çfarë prapaskenash fshihen pas daljes së Argitës në skenë

Fatos Klosi zbardh “dosjen e zezë” të Sali Berishës: Ja si i ka shpëtuar deri tani arrestimit, krimet e tij në ’97-’98, të fshehtat e vrasjes së Azem Hajdarit, planifikimi i ekzekutimit të 4 protestuesve në 21 janar dhe pse nuk do ia lërë ‘fronin’ Argi...

Analisti i njohur Kastriot Aliaj demaskon Sali Berishën, nga takimet me vrasësin serb Arkan, te intrigat, pazaret, sharjet, mashtrimet, krimet dhe korrupsioni i tij familjar, si i vodhi nga arka e shtetit 1.6 milion dollarë në bashkëpunim me biznesmeni...

Zbërthehen të tjera përgjime “bombë” nga “Sky” dhe “EncroChat”, kush janë shefat e krimeve që janë përfshirë në një vrasje të bujshme në kryeqytet, SPAK gati fletë-arrestet, paralajmërohet “shkundja” e kupolës së policisë...

Ja si po zbërthehet nga drejtësia amerikane McGonigal përpara se të dalë në gjyq për dy çështjet e tij penale, çfarë do të dalë nga goja e ish-agjentit të FBI për kryeministrin Rama, nga vizitat në Tiranë, takimet dhe deri te bisedat e fshehta...

Futet sherri brenda çetës anti-amerikane, Berisha “shkarkon” Bardhin nga kreu i grupit dhe e cilëson thjeshtë deputet, ish-sekretari i Përgjithshëm i PD injoron Kuvendin e Rithemelimit

Spartak Ngjela paralajmëron lajme tronditëse nga SPAK për Sali Berishën: Ja çfarë fshihet pas kaosit që shkaktoi ish-kryeministri në Kuvend

Ja kaseta ku është incizuar Sali Berisha që ka sjellë të gjitha vrasjet në Tropojë, si SPAK do e “varrosë” përfundimisht ish-kryeministrin me hetimet në dosjen e “Haklajve”, Romeo Kara nxjerr detajet e forta

“Goditja e befasishme që morën në mesnatë”/ Gazetari Lutfi Dervishi del me një reagim të fortë dhe i bën thirrje Altin Dumani: Largimi i Kiarës nga “Big Brother VIP”, shenjë e kiametit. Zgjohu SPAK

Shkruar nga SOT.COM.AL 27 Mars 2023
Nga Lutfi Dervishi
Tirana sot u zgjua e përgjumur dhe njerëzit ende nuk e kanë marrë veten nga goditja e befasishme që morën në mesnatë. Këtë goditje nuk e morën as kur iku Princ Vidi, as kur iku Fan Noli, as kur iku Ahmet Zogu, as kur iku Mithat Frashëri, madje as kur iku Fatos Nano.
Këtë herë është më ndryshe, na iku Kiara! Mes lotësh ajo u largua jashtë shtëpisë së “Big Brother VIP” dhe rivalja e saj, Olta, mbeti brenda. Dramë, dhimbje dhe emocione, pengje ndjenjash që të mbërthejnë zemrën… Shqetësimi nuk është pse iku ajo, por sepse i dashuri i saj, Luizi, kishte bërë thirrje për të mos ia larguar dhe tani ai rrezikon të pushtohet nga brengat.
Kjo gjëmë ka revoltuar mijëra fansa në Shqipëri dhe kudo ku ka shqiptarë, pra, në gjithë globin. Fansat kanë shumë të drejtë të jenë të revoltuar. Njeriu që gjeti dashurinë mes mikrofonave dhe kamerave sot e sheh veten jashtë shtëpisë më të famshme duke lënë të vetëm në habitatin e tij: Luanin e shqiptarëve, Luizin! Hidhërimi dhe trishtimi, pritet që t’ia lërë vendin zemërimit dhe revoltës.
Priten protesta para shtëpisë me sloganet: “Pa drejtësi nuk ka paqe!”, “Na ktheni Mbretëreshën e Luanit!”, “SPAK, vepro o sot, o kurrë!”, “Zgjohu Altin Dumani!”, “Shqiptar, mos rri, por duku!”… Dhoma e Avokatisë së Shqipërisë pritet të caktojë një ekip me avokatët më të mirë, që shfaqen dendur në ekrane, për të paditur ata dhe ato që nxorën jashtë shtëpisë të dashurën e luanit dhe për të hetuar dyshimet për një konspiracion.
Fansat mund të bojkotojnë sezonet e ardhshme të “Big Brother”, derisa të ketë një ndjesë të thellë, të sinqertë dhe të vihet në vend padrejtësia. Në rrjetet sociale po qarkullon një peticion që kërkon rregulla të reja të lojës që të parandalohet përsëritja e kësaj tragjedie në të ardhmen. Largimi i Kiarës është fyerje për çdo votë që i është dhënë asaj. Mirë në zgjedhje, por vota nuk po respektohet as në reality show.
Paralelisht është hapur një llogari për të mbledhur 200 mijë euro, dyfishin e asaj që do të marrë fituesi.
Grupi i hackerave iranianë ka premtuar se do të hakerojë faqen e “Big Brother VIP” dhe do t’i zëvendësojë fotot e Oltës me ato të Kiarës. Njerëzit priten të ngrenë çadra dhe nuk do të largohen nga çadra e drejtësisë derisa të plotësohen kërkesat e tyre.
Në një përpjekje për të qetësuar situatën qeveria ka ndërmend të shpallë tri ditë zie kombëtare, duke nisur nga nesër, e hënë 27 mars 2023. Flamujt do të ulen në gjysmë shtize dhe qeveria do të ofrojë shami falas për të gjithë fansat e përlotur. Qiri dhe lule do të vendosen në çdo shesh qyteti duke nisur nga sot në orën 20:00. Ata që kanë mbetur në “Big Brother” duhet të mbajnë një shirit të zi për një javë në nderim dhe si kompensim për largimin e padrejtë të Kiarës. Me vendim të Ministrisë së Arsimit do të ngrihet një statut i Kiarës pranë çdo universiteti në mënyrë që brezat e ardhshëm të frymëzohen nga dituria, mençuria dhe nga strategjitë e përdorura në lojë. Ministria e Shëndetësisë do të ofrojë seanca terapie me psikologë për gjithë fansat e traumatizuar. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pritet të shtyjë zgjedhjet e 14 majit në mënyrë që t’u japë kohë shqiptarëve të marrin veten nga kjo gjëmë e madhe. Tragjedia e mbrëmshme mund të krahasohet me mbytjen e Titanikut, rënien e Perandorisë Romake apo zhdukjen e dinozaurëve.
Ndërkohë, mos harroni! Luani është ende brenda! Ai tani do të hakmerret për të gjithë shqiptarët për ta çuar të vërtetën në vend dhe për të bërë drejtësi! Kujdes, “Big Brother”, këtë herë po vëzhgohesh!
P.S. Sipas njoftimeve më të fundit, largimi i Kiarës ka demoralizuar edhe trupat ukrainase në front!
Më të lexuarat


A do të hyjë në veprim prokuroria suedeze për vrasjen e Liridona Ademit? Ja si përgjigjen ekspertët

Nuk kaloi veting-un, KPK merr vendimin e rëndësishëm për prokuroren e njohur

Publikohen mesazhet/ “Legen mashkull”, inskenoi vrasjen e bashkëshortes, Naim Murseli dikur ‘tallte’ Luizin për Kiarën (Foto)

Vrasja e Liridona Ademajt/ Reagon ashpër Behgjet Pacolli: Disa individë skizofrenë po e përdorin…

E rëndë/ Po çonte fëmijën në çerdhe, ndërron jetë 50-vjeçari në Tiranë, zbardhen dyshimet e para

U kap në flagrancë duke transportuar lëndë narkotike, bie në pranga i riu në Lezhë

“Lamtumirë Maku”, mbahen sot homazhet në nder të Mirush Kabashit

“Ditët po na bëhen më të vështira!”/ Fjalët prekëse të vëllait të Liridonës: Mirënjohës për...

“Nuk ka pasur probleme ekonomike”/ Vrasja e Liridonës, shpërthen psikologia: Kemi dështuar si shoqëri, ky rast ska të bëjë me xhelozinë por...

Sekuestrohen mijëra fishekzjarrë të kalibrave të ndryshëm në një magazinë, Policia arreston dy persona
