Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm zgjodhi me short gjyqtaren Elona Toro për të shqyrtuar dosjen “Babale”, për të cilën akuzohen deputeti demokrat Ervin Salianji dhe gazetar Jetmir Olldashi. Toro u zgjodh pasi gjykata pranoi kërkesën e Salianjit për të përjashtuar nga trupi gjykues gjyqtaren Edlira Petri me pretendimin se ajo është e afërme e Geron Xhafës, vëllait të deputetit socialist, i përmendur në përgjimin “Babale”. Çështja Babale po zvarritet prej gati 5 vitesh. Në 2019, Ervin Salianji Salianji u shpall fajtor për veprën penale “kallëzim i rremë” në lidhje me çështjen “Babale” dhe u dënua me një vit burg nga Gjykata e Shkallës së Parë të Tiranës, kurse Jetmir Olldashi, u dënua me 6 muaj burg të konvertuar në 100 orë shërbim komuniteti. Ata e dërguan çështjen në Apel. Ata akuzoen se insekuan një audiopërgjimit me qëllim përfshirjen e vëllait të ish-ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj, Agron (Geron) Xhafaj në trafikun e drogës. Fredi Alizoti, pranoi se imitoi qëllimisht Agron Xhafajn në audiopërgjim, ku pretendohej se ai do të kryente një shkëmbim sasie droge me Albert Veliun. Alizoti u lirua në 2020 për shkak të përfundimit të dënimit. Veliu u dënua me 3.5 vite burg. Çështja “Babale” implikoi dhe ish-drejtorin e Policisë së Shtetit, Ardi Veliun (aktualisht drejtor i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore) dhe Albert Nushin, ish-zv/drejtor i Policisë së Elbasanit dhe ish-drejtor i Policisë së Fierit. Salianji publikoi përgjime ku pretendon se Veliu dhe Nushi i premtuan se do ta shpërblenin Alizotin nëse do të deklaronte se kishte imituar zërin e Agron Xhafës. Por, asnjëri prej dy zyrtarëve të Policisë së Shtetit nuk u morën nën hetim. Aktualisht, Nushi akuzohet dhe për vrasjen e Pjerin Xhuvanit, në prill 2021 gjatë fushatës elektorale për zgjedhjet parlamentare. Prokuroria e Elbasanit pretendon se ai nuk reagoi në vendngjarje për të ndaluar vrasjen e ish-militantit të PS nga ish-anëtari i RENEA-s Arbër Paplekaj, atë kohë pjesëtar i Strukturës së Mbrojtjes së Votës të Partisë Demokratike.
Spektakël në koncertin e Noizy-t, reperi surprizon në mënyrë të veçantë fansin e tij, video-ja bën xhiro në rrjet
Reperi mjaft i dashur për publikun, Noizy është gjithmonë në qendër të vëmendjes sa i përket këngëve dhe koncerteve të...
Lexo më shumë