BREAKING NEWS

Ish-drejtuesja e Prokurorisë së Tiranës Elisabeta Imeraj flet hapur, nga dënimi i Sali Berishës, burgosja e Fredi Belerit, te arratisja e Arben Ahmetajt dhe hetimet e SPAK ndaj Ilir Beqajt, ja çfarë pritet të ndodhë me dosjet “përvëluese”

Ish-drejtuesja e Prokurorisë së Tiranës Elisabeta Imeraj flet
x
BREAKING NEWS

Muharrem Xhafa zbardh prapaskenat e forta nga 20 shkurti i vitit 1991: Ja plani i Ramiz Alisë për të rrëzuar bustin e Enver Hoxhës, si i liruan në fshehtësi bulonat, infiltrimi i Berishës dhe roli i Hekuran Isait, shumica e studentëve të dhjetorit ’90 ...

Muharrem Xhafa zbardh prapaskenat e forta nga 20 shkurti i vitit 1991: Ja plani
x
BREAKING NEWS

Njeriu i vetëm që filmoi pamjet e rrëzimit të bustit të Enver Hoxhës rrëfen të pathënat: Ja çfarë ndodhi më 20 shkurt 1991, nga telefonata alarmante e Adil Çarçanit për zhdukjen e videos, roli i Sali Berishës, Ramizit, Nexhmijes, infiltrimi i sigurimsa...

Njeriu i vetëm që filmoi pamjet e rrëzimit të bustit të
x
BREAKING NEWS

Arben Ahmetaj e akuzoi se fshihet pas inceneratorit të Tiranës, kryebashkiaku Erion Veliaj reagon për herë të parë dhe tregon si qëndron e vërteta, i cilëson sulmet e tij shpifje dhe i kërkon të bëhet burrë e të përballet me drejtësinë

Arben Ahmetaj e akuzoi se fshihet pas inceneratorit të Tiranës,
x
BREAKING NEWS

Edi Rama dhe Belinda Balluku përfundojnë në SPAK për aferën e inceneratorëve dhe rrugën Korçë-Ersekë, zbardhet dosja e PD zyrtare me provat “përvëluese”

Edi Rama dhe Belinda Balluku përfundojnë në SPAK për
x
BREAKING NEWS

Thellohen hetimet për Koncesionin e Sterilizimit, SPAK pyet për dy orë Ogerta Manastirliun, nga ndryshimi i kontratës koncesionare, te rritja e kostos në mënyrë abuzive për buxhetin e shtetit, ja vendimet që mund ta fundosin

Thellohen hetimet për Koncesionin e Sterilizimit, SPAK pyet për dy
x
BREAKING NEWS

Kreshnik Spahiu: Ja pse Blinken erdhi në Tiranë dhe arsyet pse refuzoi të takojë opozitën, baza e Kuçovës investim amerikan dhe mesazh për Moskën

Kreshnik Spahiu: Ja pse Blinken erdhi në Tiranë dhe arsyet pse refuzoi
x
BREAKING NEWS

Frrok Çupi: Amerikanët investuan te Sali Berisha, ja e vërteta tronditëse që mësuan kur e futën në skaner pas vitit ’94, nga përplasja me senatorët e SHBA, te akuzat për luftë civile në 1997 dhe të gjitha mesazhet e fshehta të Blinken nga vizita në Tir...

Frrok Çupi: Amerikanët investuan te Sali Berisha, ja e vërteta
x

Aktualitet

"Çfarë do ishte Shqipëria po të mos kishte Gjermani naziste dhe Itali fashiste?", Ben Blushi flet për “Komplotin”: Sot nuk do të kishte konflikt nëse Izraeli...

"Çfarë do ishte Shqipëria po të mos kishte Gjermani

Ben Blushi në një studio televizive foli gjerësisht për librin e tij më të ri të quajtur “Komploti”.

Duke u referuar personazhit kryesor të librit, Blushi ngriti disa pyetje. Mes tyre janë se çfarë do kishte ndodhur sot në botë po të mos eksitonte Izraeli si shtet. Më tej zbuloi se sipas personazhit të “Komplotit” po të mos ishte Izraeli si shtet, s’do kishte konflikt.

Sakaq u ndal te Shqipëria komuniste, ku ngriti pyetjen se “Çfarë do ishte Shqipëria po të mos kishte Gjermani naziste dhe Itali fashiste?”.

“Unë shkruaj atë që mendoj, i vetmi qëllim kur shkruaj është të më shijojë mua. Kur shkruaj nuk mendoj se vras ca idhuj që shqiptarët kanë në shtëpi. Një personazh i imi ka këto mendime dhe ndodh që është çifut komunist. Për shkak se ky mendim, çifutët ose hebrenjtë, ishin një popull pa shtet. Por i kanë dhënë botës shumë kulturë dhe e ka ndihmuar Evropën. Pasi u diskriminuan shumë në Evropë.

Hebrenjtë e Frankfurtit nuk lejonin martesa në numër të madh. Ata s’kishin të drejtë të kishte as pronë dhe as shtëpi. Nazizmi lindi si urrejtje ndaj hebrenjve. Hebrenjtë tentuan të ndërtonin një shtet, Izraeli sot. Kush është konflikti më i madh sot në botë? Imagjinoni sikur Izraeli sot të mos ishte.

Dua të ndalem te Shqipëria komuniste. Nëse s’do ishte nazizmi aq i fortë, edhe komunizmi në lindje s’do ishte ai që ishte. Ça do ishte Shqipëria po të mos kishte gjermania naziste dhe Italia fashiste. Nëse një vend që na ka borxh është Gjermania. Po të mos ishte Izraeli, s’do kishte konflikt, thotë personazhi im.”, u shpreh Blushi.