Gjatë pasdites së sotme, një pus nafte ka shpërthyer në fshatin Belin të Fierit, duke lëshuar gaz dhe naftë bruto.
Raportohet se pusi ndodhet rreth 30 m larg zonave të ndaluara, ndërsa nga të dhënat e fundit mësohet se ai ka qenë i mbyllur prej kohësh, ndërsa tashmë eshte aktivizuar.
Pusi i cili është në pronësi të kompanisë “Bankers Petroleum”, fatmirësisht nuk ka sjellë dëmtime tek banorët.