BREAKING NEWS

SPAK trondit elitën e krimit të organizuar, të arrestuar dhe në kërkim më të fortët e vendit, goditen politikanë, ish-drejtorë edhe punonjës të Policisë së Shtetit, futen në lojë dhe ndërkombëtarët, zbardhen vrasje të bujshme, gjenden para e flori në b...

SPAK trondit elitën e krimit të organizuar, të arrestuar dhe
x
BREAKING NEWS

Ja si Altin Dumani shmangu nga frika e dekonspirimit drejtuesit më të lartë të Policisë së Shtetit në aksionin “blic” të SPAK kundër personazheve të njohur të botës së krimit

Ja si Altin Dumani shmangu nga frika e dekonspirimit drejtuesit më të
x
BREAKING NEWS

Priten të tjera arrestime “VIP”, ja goditja e madhe që do të bëhet nga SPAK, Ervin Karamuço tregon të pathënat e operacionit më të madh që është bërë ndonjëherë në Shqipëri

Priten të tjera arrestime “VIP”, ja goditja e madhe që do
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Ja kush ia ka çuar valixhet me para Ilir Metës në Zelandë të Re, Angli, Itali, Zvicër dhe Qipro dhe detajet e forta nga skema e pastrimit të parave të presidentit të Partisë së Lirisë me ish-ministrin e Transporteve dhe shoferin e Janull...

Idajet Beqiri: Ja kush ia ka çuar valixhet me para Ilir Metës
x
BREAKING NEWS

Ervin Muça u financua nga persona të pushtetshëm për të grabitur të dhënat e sistemit “TIMS”, gazetarja Klodiana Lala nxjerr detaje të bujshme nga skandali që tronditi Policinë e Shtetit dhe zbulon personin që refuzoi t’i jepte ish-drejtorit të IT kode...

Ervin Muça u financua nga persona të pushtetshëm për
x
BREAKING NEWS

Edi Rama flet hapur, nga detajet e telefonatës me Erion Veliajn pas dëshmisë për inceneratorët, te lëshimi i të gjithë bashkëpunëtorëve në “gojën” e SPAK dhe zhvillimet që do të ndodhin për dosjen “Xibraka”, ja çfarë e pret Gazment Bardhin dhe Olsi Ram...

Edi Rama flet hapur, nga detajet e telefonatës me Erion Veliajn pas
x
BREAKING NEWS

Romeo Kara: Ja pse Sali Berisha duhet të shkojë menjëherë në arrest me burg dhe prova e fortë që kishte Kosta Trebicka për ish-kryeministrin që e fundos në aferën e ‘Gërdecit’

Romeo Kara: Ja pse Sali Berisha duhet të shkojë menjëherë
x
BREAKING NEWS

PS shton presionet ndaj organeve të drejtësisë për zbardhjen e plotë të vrasjes së Pjerin Xhuvanit, kërkon nga SPAK nisjen e hetimeve për ekzekutimin që tronditi Elbasanin, si u rekrutuan kriminelë, rikthehet në skene implikimi i Gazmend Bardhit si dre...

PS shton presionet ndaj organeve të drejtësisë për zbardhjen
x

Aktualitet

Fluturuan nga Tirana drejt Tel Avivit, për t'u rikthyer në Shqipëri këtë të diel, familja shqiptare tregon tmerrin e përjetuar në Izrael: U anulua kthimi, jam me vajzën 10 muajshe, dua të...

Fluturuan nga Tirana drejt Tel Avivit, për t'u rikthyer në

Mbrëmjen e djeshme Irani lëshoi ??dronë dhe raketa drejt Izraelit, pasi u zotua për hakmarrje pas një sulm vdekjeprurës në konsullatën e tij në kryeqytetin sirian Damask. Në lidhje me këto sulme janë publikuar pamje si dhe ka sjellë reagime të shumta nda ndërkombëtarët. 

Kjo është hera e parë që Irani ka sulmuar drejtpërdrejt Izraelin pasi më parë të dy vendet Irani ishin përfshirë në një luftë në “hije”,  duke sulmuar asetet e njëri-tjetrit por pa pranuar përgjegjësinë. Në lidhje me këto sulme kanë folur edhe personat që e kanë përjetuar nga afër këtë situatë. Në Izrael është raportuar se janë bllokuar 8 shqiptarë ku njëra prej tyre ka folur në lidhje me përjetimet nga këto sulme që tronditën botën. Drejtoresha e turizmit në Ministri, Herida Duro, së bashku me vajzën 10 muajsh, janë dy nga tetë shqiptarët e bllokuar në Tel Aviv.

“Është e vogël ende në gji, por jam më e qetë që është me mua se sa të mos e kisha. Na kujtuan komunizmin kur futeshim në tunel” tha ajo në një intervistë.

Mes tyre ka dhe operatorë turistikë të cilët duhet të niseshin nga aeroporti i kryeqytetit izraelit në orën 5 të mëngjesit të sotëm, por për shkak të sulmit nga Irani, fluturimi është anuluar.

“Kemi ardhur që të enjten, por fluturimi i sotëm për kthimin u kancelua, ndërsa po presim të nisemi në mbrëmje për në Tiranë,” shtoi Duro.

Në Izrael mësohet të jetojnë një komunitet prej rreth 1000 shqiptarësh, disa me qëndrim të përhershëm e të tjerë për vizita të përkohshme.

“Jemi 8 që duhet të kthehemi brenda 24 orëve,” shtoi ajo.

Një ditë para sulmit të befasishëm nga Irani ata morën pjesë në një aktivitet turistik "Albania all senses” me ftesë të ambasadores shqiptare, Meri Kumbe në bashkëpunim me autoritetet izraelite. Një udhëtim i cili ua ktheu eksperiencën në alarm, por ata tregojnë se nuk janë të frikësuar dhe ndodhen të sigurtë në hotelin "Kempinski" në Tel Aviv.

Ishte planifikuar të zgjaste rreth pesë ditë, por që sulmi i raketave prishi planin e tyre. Në datë 11 prill ata fluturuan nga Tirana drejt Tel Avivit, për t’u rikthyer në Shqipëri këtë të diel. Por orari i nisjes në 5 të mëngjesit nga aeroporti u anulua dhe tashmë 8 shqiptarët janë të detyruar të presin hapjen e fluturimeve.  Megjithatë, menjëherë të ftuarit shqiptarë nga Izraeli janë marrs në sigurinë e autoriteteve vendase dhe po strehohen në kryeqytetin izraelit në një strukturë akomoduese të sigurtë që ndodhet në një zonë pranë me ambasadën amerikane.

Më të lexuarat