BREAKING NEWS

Letra e Edi Ramës për Blinken, si letra e Mehmet Shehut për Enver Hoxhën para se të vetëvritej

Letra e Edi Ramës për Blinken, si letra e Mehmet Shehut për Enver
x
BREAKING NEWS

Sot vuloset fati i Sali Berishës për 4 vrasjet në bulevard,  ja kush është trupa gjykuese që ka futur në “terror” orkestruesit e masakrës së “21 Janarit” dhe si akuza e dytë mund ta çojë në qeli kreun e “Foltores”

Sot vuloset fati i Sali Berishës për 4 vrasjet në bulevard, 
x
BREAKING NEWS

Katër mesazhet e Blinken që “zbythën” Edi Ramën, kryeministri letër sekretarit të DASH që nuk do fusë hundët në arrestimet e SPAK, ja prapaskenat pas presioneve ndaj drejtësisë

Katër mesazhet e Blinken që “zbythën” Edi Ramën,
x
BREAKING NEWS

Ja sa do të rriten pensionet në prill, përfitojnë 717 mijë të moshuar, zbardhen detaje nga fondi, si pritet të ndryshojë rregulli për indeksimin dhe ndryshimi I madh që po përgatit mazhoranca

Ja sa do të rriten pensionet në prill, përfitojnë 717
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela: Ja ku ndodhet lista me agjentë shqiptarë të UDB dhe KGB që mori me vete Bashkim Gazidede, pse Ilir Meta e Kryemadhi braktisën protestën e 20 shkurtit dhe arsyeja pse SPAK nuk po e çon pas hekurave Sali Berishën

Spartak Ngjela: Ja ku ndodhet lista me agjentë shqiptarë të UDB
x
BREAKING NEWS

Ja “bomba” që plasi Beqaj në SPAK për Ogerta Manastirliun, zbardhet “pika e errët” për të cilën po hetohet ish-ministrja, gazetarja nxjerr prapaskenat, brenda një muaji dosja e sterilizimit shkon në gjykatë

Ja “bomba” që plasi Beqaj në SPAK për Ogerta
x
BREAKING NEWS

SPAK skemë të re për të luftuar korrupsionin në nivele të larta, ja strategjia që agjentet e BKH do të ndjekin për të hetuar zyrtarët pas urdhrit të Ramës për të “bllokuar” dyert e zyrave dhe institucioneve

SPAK skemë të re për të luftuar korrupsionin në nivele
x
BREAKING NEWS

16 marsi reformë radikale e Edi Ramës në PS, ndryshime drejtuesish qarqesh dhe lëvizjesh të forta në qeveri pas thirrjes së Manastirliut në SPAK, Gonxhe “ylli në ngjitje” në Partinë Socialiste

16 marsi reformë radikale e Edi Ramës në PS, ndryshime
x

Aktualitet

Fotoja intime i mori jetën 27-vjeçares/ Sociologu i njohur këshillon femrat: Mos vrisni veten, “ilaçi” gjendet…

Fotoja intime i mori jetën 27-vjeçares/ Sociologu i njohur

Në një rrethanë ende të pasqaruar, Altin Çoku, 39-vjeçari, i njohur së fundmi si një personazh TikTok-u, për shkak të sensit të protagonizmit të shtuar, herë për shkak të aftësive ndryshe trupore dhe shëndetësore dhe herë si pjesë e konflikteve që krijonte me të tjerët, kishte krijuar një marrëdhënie me 27-vjeçaren Sibela Abedini me origjinë nga Lezha, e cila prej kohësh jetonte në Kamëz së bashku vajzën e saj 2-vjeçare, motrën, vëllain dhe të ëmën.

39-vjeçari i kishte bërë asaj një foto intime e cila Më PAS ishte publikuar më pas në rrjetin social TikTok nga ky profil: userrrrshiba. Altin Coku.

Sociologu Gëzim Tushi i bën thirrje femrave të dhunuara të cilat janë nën presion mos kryejnë akte ekstreme duke vrarë veten.

“Në të gjitha mënyrat që trajtohet kjo ngjarje, që nuk është e vetmja, është një akt barbar, mesjetar, një formë e shëmtuar e bullizmit, është një formë e krimit kibernetik që ka marrë përmasa të mëdha në shoqërinë shqiptare, e cila është shndërruar në një formë dhe në mënyrë totale nga përdorimi pervers i këtyre mjeteve të komunikimit masiv, veçanërisht të komunikimit digjital të cilat kanë filluar të zvogëlojnë hapësirat e jetës private, kanë zvogëluar pjesën e intimitetit njerëzor, dhe kanë filluar ta shpërdorojnë këtë lloj intimiteti që është një pronë private e një njeriu.

Dhe kjo formë e shëmtuar mesjetare e shpërdorimit të jetës private dhe të sistemit të komunikimit elektronik për qëllime perverse çon në veprime kriminale. Natyrisht rasti është i rëndë dhe unë dua ta theksoj, se pavarësisht arsyeve që e kanë çuar zonjën në vetëvrasje, akti është i dënueshëm. Dhe para se të merremi me kriminelët duhet të merremi me njerëzit tanë që bien viktima të këtij shantazhi kibernetik. Jetojmë në një botë që deri diku e kemi të pamundur të kontrollojmë jetën tonë private. Pra jemi të detyruar të komunikojmë që jemi përballë një agresivizmi kibernetik, ku mund të filmohemi dhe regjistrohemi në mënyra të ndryshme, dhe që bota ende nuk ia ka gjetur ilaçin.

Në këtë kontekst, doja të thoja sidomos për femrat, pasi jemi një shoqëri që ka një moral të dyfishtë, pra ndryshe për femrat e ndryshe për meshkujt, pasi të ishte një rast një mashkull nuk do të kishim vetëvrasje, por femrat duhet të ndërgjegjësohen që akti i vetëvrasjes nuk duhet menduar fare sa herë gjenden në një udhëkryq të tillë, pasi gjithmonë ilaçi gjendet edhe për këto raste”, u shpreh sociologu Gëzim Tushi.