BREAKING NEWS

Ja kush janë 2 postierët që i pastrojnë paratë Ilir Metës në Angli, udhëtimet e tyre të shpeshta dhe të pajustifikuara drejt Londrës, zbardhen detaje nga pasuritë e tij të fshehura në bankat e Zvicrës, Kongos, Qipros dhe San Marinos, dalin në skenë edh...

Ja kush janë 2 postierët që i pastrojnë paratë Ilir
x
BREAKING NEWS

Ilir Meta po përgatit terrenin për të shpëtuar nga prangat e SPAK, ja “asi i tij nën mëngë”, Evi Kokalari bën deklaratën e fortë

Ilir Meta po përgatit terrenin për të shpëtuar nga prangat e
x
BREAKING NEWS

Altin Dumani akuzon Edi Ramën se ka bllokuar punën e SPAK, nuk jep fonde për shtesë personeli të BKH dhe këshilltarë ligjorë që do asistojnë prokurorët në luftën kundër korrupsionit

Altin Dumani akuzon Edi Ramën se ka bllokuar punën e SPAK, nuk jep
x
BREAKING NEWS

SHELL i plas “bombën” Edi Ramës, Shpiragu “gropa e zezë” e kompanisë, tërhiqen nga 600 milionë euro investime pa asnjë pikë nafte, bie propaganda e fondit 500 milionë euro të pensioneve të kryeministrit

SHELL i plas “bombën” Edi Ramës, Shpiragu “gropa e
x
BREAKING NEWS

Ja kush janë familjet që kontrollojnë mediat dhe bëjnë pazare me qeverinë në Shqipëri, “Freedom House” jep alarmin, prania e korrupsionit, tentativat e vazhdueshme të Berishës për të destabilizuar vendin dhe sabotuar SPAK shqetësuese, zbardhet raporti ...

Ja kush janë familjet që kontrollojnë mediat dhe bëjnë
x
BREAKING NEWS

“Bomba” e Bardhyl Resos: Edi Rama ka dosje në SHBA, në 2025 nuk do të jetë më kryeministër dhe po fituan socialistët me vota, ja rreziku që e pret

“Bomba” e Bardhyl Resos: Edi Rama ka dosje në SHBA, në
x
BREAKING NEWS

Monika Kryemadhi shpërthen kundër Ilir Metës, aludon se po bëhet “kurban” i tij, çifti në krizë të thellë pas fundosjes nga SPAK

Monika Kryemadhi shpërthen kundër Ilir Metës, aludon se po
x
BREAKING NEWS

Ja lëvizja e dyshimtë e parave mes Monika Kryemadhit dhe nënës së saj që vuri në lëvizje SPAK, i gjithë burimi i pasurisë përrallorë të familjes “Meta” i ka tek dhurimi i 500 m2 tokë dhe kursimi i 5 milionë lekëve, pallati dhe vila e tyre “mbinë si me ...

Ja lëvizja e dyshimtë e parave mes Monika Kryemadhit dhe
x

Aktualitet

Fshinte gjobat nga sistemi kundrejt ryshfetit, e pëson keq polici në Tiranë

Fshinte gjobat nga sistemi kundrejt ryshfetit, e pëson keq polici në

Një efektiv i Policisë Rrugore të Tiranës është ndaluar nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, pasi dyshohet se shuante nga sistemi i policisë gjobat e papaguara të qytetarëve, kundrejt ryshfetit.

36-vjeçari dyshohet se në bashkëpunim me operatoren e Kartotekës së Komisariatit, e cila është proceduar në gjendje të lirë, ndërynin në sistemin e gjobave, duke i shënuar nga “e papaguar” në “e paguar”, kundrejt përfitimeve të ndryshme.

Gjithashtu është ndaluar edhe një qytetar i cili dyshohet se ka ofruar para për të përfituar në mënyrë të paligjshme nga ky shërbim.

Njoftimi i AMP:

Drejtoria Rajonale e AMP Tiranë ka kryer ndalimin e shtetasve:

-.A. B., 36 vjeç, me detyrë Specialist në Seksionin e Financës në Komisariatin Rajonal të Policisë Rrugore Tiranë, i dyshuar për veprën penale “Shpërdorim detyre” dhe “Fallsifimi kompjuterik”;

-.E. B., 36 vjeç, i dyshuar për veprën penale “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”.

Gjithashtu, Drejtoria Rajonale e AMP Tiranë ka proceduar në gjendje të lirë edhe shtetasen M.H., 56 vjeçe, me detyrë operatore në Kartotekën e Komisariatit Rajonal të Policisë Rrugore, e dyshuar për veprën penale “Shpërdorim detyre” dhe “Fallsifimi kompjuterik”.

Veprimet u kryen mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative, si edhe provave e fakteve të administruara nga hetimet e zhvilluara me metoda speciale të hetimit, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë për llogari të mjë procedimi penal të vitit 2022, nga të cilat rezultoi se punonjësi A.B., në bashkëpunim me shtetasen M.H., në mospërmbushje të rregullt të detyrës, duke shfrytëzuar aksesin në sistemin e gjobave të automjeteve, kundrejt përfitimit në forma të ndryshme nga drejtuesit e mjeteve të ndëshkuara, të cilat siguroheshin nga shtetasi E.B. dhe persona të tjerë të paidentifikuar,  ndryshonin/falsifikonin të dhënat kompjuterike mbi statusin e gjobave nga “E papaguar” në “E paguar”, duke cënuar interesat e ligjshme të shtetit dhe shkaktimin e një dëmi financiar të konsiderueshëm.

Vijon puna për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë si dhe drejtuesve të mjeteve që implikohen në veprën penale të “Korrupsionit aktiv ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”.

AMP mbetet e përkushtuar në misionin e saj për garantimin e zbatimit të ligjit dhe fton qytetarët të denoncojnë çdo rast të abuzimit apo shkeljes së ligjit nga ana e punonjësve të Policisë së Shtetit, duke telefonuar në numrin e gjelbër 0800 90 90.

Më të lexuarat