U fut në rezervuarin e fshatit për tu larë, por fatkeqësisht u nxorr i pajetë prej andej. Bëhet fjalë për një fëmijë 10 vjeçar nga Tirana, me inicialet N. K., i cili është mbytur në një rezervuar në fshatin Tregtan të rrethit të Hasit.
Ngjarja u regjistrua rreth orës 16:00, kur fëmija së bashku me kushërinjtë e tij ka hyrë në rezervuar për tu larë, për shkak të temperaturave të larta, por që sapo ka hyrë aty ai ka gjetur vdekjen e menjëhershme.
Sipas burimeve të policisë, u bë e ditur 10 vjeçari është dërguar i pajetë në spitalin rajonal të qytetit të Kukësit nga familjarët e tij edhe pse këta të fundit i kishin dhënë ndihmën e parë, ai nuk ka mundur të mbijetojë.