Personi që po modernte takimin e zhvilluar mes kryeministrit Edi Rama dhe anëtarëve të kabinetit të tij, ka bërë një gabim gjatë prezantimit të emrave.
Në momentin që në podium u ngjit një prej investitorëve të huaj, pjesë e kompanisë me të cilën u nënshkrua kontrata për satelitët Alibania1 & Alibania2, moderatorja thirri emrin e Haki Çakos, i cili është dhe Drejtori i Përgjithshëm të Agjencisë Kombëtare të Emergjencave Civile.
“Ftojmë drejtorin e Përgjithshëm të Agjencisë Kombëtare të Emergjencave Civile, Haki Çako…oh,”- tha ajo, kur kuptoi që në fakt personi që kishte radhën të fliste nuk ishte Çako.